Moskë, Federata Ruse | “Rusia po shqyrton ndryshime të mundshme në doktrinën e saj bërthamore, duke marrë parasysh se kundërshtarët e mundshëm po punojnë për këtë me një ulje të mundshme të pragut për përdorimin e armëve bërthamore”, tha presidenti Vladimir Putin, duke përjashtuar megjithatë mundësinë e parashikimit të një sulmi parandalues, sepse, sipas tij, “me një hakmarrje të thjeshtë armiku do të shkatërrohej.”
Kështu shkruan agjencia ruse e lajmeve Ria Novosti.
Doktrina aktuale bërthamore ruse parashikon që armët atomike mund të përdoren vetëm nëse kërcënohet sovraniteti dhe integriteti territorial i vendit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments