PYLLI I MËSHTEKNËS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Dec 28, 2023
- 1 min read
📜Titulli: Pylli i Mështeknës.
👨🎨 Autori: Gustav Klimt.
🕰 Viti: 1902 (vaj në kanavacë).
Tiranë, Shqipëri | Sot mendova të xhiroja një peizazh klasik nga Klimt, i cili, përmendet në “Grand Budapest Hotel”, nga Wes Anderson.
Piktori austriak Gustav Klimt pikturon atmosferën vjeshtore të një pylli me thupër (nganjëherë vepra cilësohet si pyll ahu, vlerësimin ua lë ekspertëve).
Piktura është ndërtuar mbi dinamikën midis vertikalitetit të trungjeve, dhe natyrës statike të tapetit të gjetheve.
Në veçanti, trualli i tokës është krijuar në një mënyrë shumë të rregullt, duke na dhënë një ndjenjë të palëvizshmërisë dekorative.
Efekti përfundimtar është i artë, i cili, ngjall në mënyrë perfekte ndjenjën e vjeshtës, por, nëse shikojmë në detaje, Klimt përdori penelata të vogla me ngjyra të ndryshme.
Ajo e piktorit është pra në këtë pikturë një mënyrë dekorative e veçantë, dhe origjinale, me teknikën pointilliste.
Në film kjo pikturë, së bashku me dy peizazhe të tjera të Klimt-it, shfaqen në muret e shtëpisë së miliarderes Madame D.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments