top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PËR INJORANTËT ME TRU TË SHPALRË QË NUK DINË KUSH ËSHTË MIK E KUSH ËSHTË ARMIK.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 10, 2023
  • 3 min read

Nga z. Gani Mehmetaj*.

*Shkrimtar, publicist, dramaturg, dhe kineast nga Dardania.

Prishtinë, Dardani | Hebrenjtë e Amerikës e krijuan Dardaninë”, shkruajnë mediet kroate.


Hebrenjtë krijues të shtetit të Dardanisë - arabët- palestinezë mohues të tij. Për injorantët me tru të shpërlarë, që nuk e dinë kush është mik, e kush armik.


Hebrenjtë e Amerikës që ishin në kreun e shtetit amerikan, dhe që ishin lobi më i fuqishëm pro shqiptarë, u angazhuan që nga fillimi, dhe e binden Stejt Departamentin, dhe të gjitha instancat e shtetit amerikane, se Dardania duhet të shpëtohet nga gjenocidi serb, dhe duhet të bëhet shtet i pavarur.


Hebrenjtë e Amerikës nuk hoqën dorë nga mbështetja ndaj vendit tonë në asnjë qastë, nuk e patën asnjë mëdyshje, ishin këmbëngulës, parimor dhe të pathyeshëm, ashtu si është gjeni i tyre i fortë, që e ndriçoi botën.


Kur “palestinezët” që mbështesnin krimet serbe në Dardani, ndërsa refugjatët shqiptarë vërshonin si lumë nëpër botë, kryeministri izraelit Netanjahu i priti në mënyrë madhështore refugjatët shqiptarë që shkuan në Izrael.


Pritje më të ngrohtë deri në lot, nuk ka bërë asnjë shtet tjetër. Izraelitët e kuptonin dhe e ndjenin deri në palcë tragjedinë e shqiptarëve.


Shumë herë gjatë historisë mu si shqiptarët, madje edhe më rëndë, kishin kaluar nëpër drama deri në shfarosje. Dy kombe të vogla, që i përplasi keq historia. Por, fatkeqësia, e përbashkët na afroi.


Sjelljet e Izraelit dhe të arabëve të Palestinës, ndaj shqiptarëve, ndryshonin shumë në të kaluarën, ndryshojnë shumë edhe sot.


Serbia dhe Jugosllavia, kur ishim nën okupimin e tyre, na e shpërlanin trurin, dhe na mësonin se si duhet ti duam palestinezët arabë, kurse ti urrejmë izraelitët. Dhe një pjesë e kopesë ashtu mendonin.


Me urdhër të Beogradit sa herë na kanë nxjerrë në demonstrata në shkollë fillore e të mesme që të dënonim “okupatorin izraelit”, ndërsa palestinezët betoheshin në kokën e Titos e të Jugosllavisë, më vonë nisën ta adhuronin edhe Milosheviçin.


Kur Jasar Arafati i ofroi strehim kriminelit Milosheviç, kryeministri Netanjahu e kërcënoi se do ta arrestonte po e kapi.


Kur Izraeli na mbronte në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, duke e kritikuar ish- Jugosllavinë për vrasjet dhe diskriminimin ndaj shqiptarëve, shtetet arabe e mbronin Jugosllavinë, dhe e mbështesnin Beogradin në krime.


Kur Izraeli dhe kryeministri Netanjahu tha se do ta pranojë Dardaninë, zyrtarët e Palestinës kaotike u betuan se kurrë s'do ta pranojnë Dardaninë.


Kosova është Serbi”, e përsëriste si papagalli ambasadori palestinez në Beograd.


Hebrenjtë, duam t'ia përkëdhelim sedrën vetës, na e kthyen borxhin, sepse ishim i vetmi komb në Evropë që i shpëtuam brenda mundësive tona, i strehuam dhe i trajtuam sipas traditave shqiptare.


Nuk ishte vetëm Kanuni ai që na obligonte ti mbronim hebrenjtë, por, ishte edhe burrëria (miku në shtëpi), dhembshuria, mirëkuptimi dhe fati i përbashkët.


Njohja e ndërsjellë Izrael-Dardani është ngjarja historike, hapja e ambasadës sonë në Jerusalem, qytetin historik të hebrenjve, është ngjarje që do të mbahet në mend.


Dhe këtu do të nis një epokë e re e marrëdhënieve Dardani-Izrael.


Izraeli është shembull i shtetit të vogël e të fuqishëm. Izraeli është njëri ndër shtetet më të fuqishme ushtarake, ekonomike dhe shkencore.


Izraeli ka mundësi të na ndihmojë në ekonomi, në forcimin e ushtrisë, të trajnoj disa qindra ushtarë tonë vit për vit në shkretëtirën e Negevit dhe ti bëjë burra, sepse me bakllava turke e me “yrysh, byrysh” të kazermave anadollake nuk bëhen as ushtarë, as burra.


Izraeli ka mundësi të trajnojë ekspertët tanë atje, dhe të dërgojë ekspertë të tyre këtu. Shërebimin e fshehtë, mund të na e bëjë më të shkathin, jo vetëm në rajon.


Sikur ti kemi mendtë në kokë, Dardania shpejt do të bëhet njëri ndër shtetet e fuqishme të rajonit, kështu që nuk do ti druhet askujt, dhe do ta sfidoj miljeniumin e tretë me ekonomi, shkencë dhe mbrojtje.


Do të bëhemi Izrael i Gadishullit Ilirik në të gjitha lëmenjtë, pra edhe paqeruajtësi i rajonit.


Për shqiptarët trushpërlarët të kohës së Titos, që e donin Palestinën pa izraelitë, apo për bijtë e bijat e tyre të marrë e të verbër, që mendojnë njëjtët si prindërit dritëshkurtër, nuk dua të shpenzoj fjalë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page