top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PËRDITËSIMI I RI NË ANDROID DO T’JU TREGOJË SE KUR ËSHTË KOHA TË NDËRRONI BATERINË E TELEFONIT TUAJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 27, 2023
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Android si duket do të implementojë një nga veçoritë që posedon iPhone-i, që është padyshim një nga veçoritë më të mira për sa i përket baterisë.

Google thuhet se po punon për të lëshuar një tregues të baterisë në telefonat inteligjentë Android.

Kjo do të thotë se kur bateria në një pajisje Android fillon të degradohet, ju do të jeni në gjendje të kontrollin kapacitetin e mbetur të baterisë tuaj; në një farë formë do t’ju bëjë të ditur se kur duhet ta ndërroni baterinë në telefonin tuaj.

Aktualisht, përdoruesit e Android duhet të mbështeten në aplikacionet e palëve të treta për të kontrolluar shëndetin e baterisë.

Siç raportohet, Android 14 QPR 2 sjell me vete një seksion të fshehur, “shëndeti i baterisë”.

Ndonëse, aktualisht i mungon një matës i dedikuar për shëndetin e baterisë, kodi nënkupton se mund të shfaqë detaje të tilla si “përqindja e parashikuar”.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarii

Evaluat(ă) cu 0 din 5 stele.
Încă nu există evaluări

Adaugă o evaluare
bottom of page