PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EVROPIAN KAJA KALLAS NË JERUSALEM: RIFILLIMI I NEGOCIATAVE ËSHTË E VETMJA RRUGË PËR GJETJEN E PAQES; IZRAELI KA TË DREJTË TË VETËMBROHET.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 24
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | “Rifillimi i negociatave është e vetmja mënyrë e mundshme për t'i dhënë fund vuajtjeve nga të gjitha anët.
Dhuna ushqen dhunën, ripërtëritja e luftimeve po shkakton pasiguri të padurueshme për pengjet dhe familjet e tyre dhe tmerr e vdekje për popullin palestinez”, deklaroi përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian Kaja Kallas në një konferencë për shtyp në Jerusalem me ministrin e Jashtëm Gideo Sa'ar.
“Izraelitët duhet të jenë në gjendje të ndihen të sigurt në shtëpitë e tyre.
Izraeli ka të drejtën e vetëmbrojtjes kundër sulmeve terroriste, qofshin ato nga Hamasi, Huthitë apo Hezbollahu. Megjithatë, veprimet ushtarake duhet të jenë proporcionale”, tha znj. Kallas.
“BE-ja mirëpret planin e Egjiptit për rindërtimin e Gazës dhe se blloku nuk sheh asnjë rol për Hamasin në qeverisjen e ardhshme të Gazës”, shtoi ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments