PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EVROPIAN KAJA KALLAS: SHËRBIMET SEKRETE TË SHTETEVE ANËTARE APO SHTABET E PËRGJITHSHME THONË SE KËRCËNIMI ËSHTË REAL; RUSIA SHPENZON 9% TË PBB-së PËR MBROJTJEN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 1
- 1 min read

Strasburg, Francë | Shumë prej jush, veçanërisht të majtët, thonë se nuk duhet të flasim për rreziqet që na rrethojnë, për kërcënimet ruse, sepse këto janë gjëra që i trembin njerëzit.
“Por duhet të jemi të sinqertë me njerëzit, nëse dëgjojmë se çfarë thonë shërbimet sekrete të shteteve anëtare apo shtabet e përgjithshme, kërcënimi është real”, tha përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian Kaja Kallas, duke folur në sallën e Strasburgut gjatë debatit për strategjinë e mbrojtjes së BE-së.
“Rusia shpenzon 9% të PBB-së së saj për mbrojtjen dhe herët a vonë do të dëshirojë të përdorë sërish investimin e bërë, ndaj duhet të përgatitemi.
Problemi me shpenzimet e mbrojtjes është se duhet bërë para se të nevojiten, duhet bërë në kohë paqeje, sigurisht që nuk ka nevojë të trembë njerëzit, por frika mposhtet duke u përgatitur, duke u siguruar që të mos ketë më luftë në Evropë”, tha znj. Kallas.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments