PËRFUNDOI TESTIMIN VIKING LINK | KABLLOJA MË E GJATË TOKËSORE DHE NËNUJORE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 15, 2023
- 1 min read

Jutland, Danimarkë | Kablloja më e gjatë e energjisë në tokë dhe nënujore në botë, që lidh Danimarkën dhe Mbretërinë e Bashkuar në projektin Viking Link, ka përfunduar testimin dhe instalimin.
Prysmian Group, kontraktori kryesor me bazë në Itali, ka projektuar, prodhuar dhe instaluar pjesën më të madhe të kabllit, dhe NKT nga Kopenhaga ka ndihmuar gjithashtu me instalimin.
Ndërlidhësi i rrymës direkte të tensionit të lartë (HVDC) 475 milje i gjatë (765 km), që lidh Linkëlnshaiër (Lincolnshire) në Mbretërinë e Bashkuar me Jutland në Danimarkë, do të transmetojë deri në 1.4 gigavat energji të pastër, e mjaftueshme për rreth 1.4 milionë shtëpi në Mbretërinë e Bashkuar.
Faqja e internetit e Viking Link thotë se: “kablloja u testua në 735.000 volt ekuivalente me 1.4 herë tensionin e tij funksional prej 525.000 volt, gjë që vërtetoi përfundimet e kabllove, tokën dhe nyjet e nëndetëseve.”
Testet e suksesshme të kabllove shënojnë një moment historik të rëndësishëm të projektit, me Viking Link që do të vijë online deri në fund të vitit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comments