PËRLESHJE TË ARMATOSURA NË GUAIAKUIL TË EKUADORIT MES FRAKSIONEVE TË BANDËS KRIMINALE “LOS TIGUERONES” TË CILËT LUFTOJNË PËR SUPERMACI MES TYRE | 22 TË VDEKUR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 7
- 1 min read

Kuito, Ekuador | Të paktën njëzet e dy veta u vranë dhe tre të tjerë u plagosën të enjten në një periferi të qytetit ekuadorian të Guaiakuil (Guayaquil).
Masakra, një nga më të rëndat në vitet e fundit në Guaiakuil, erdhi disa ditë pasi gjendja e jashtëzakonshme njëmujore u rinovua për shkak të krizës së sigurisë të shkaktuar nga krimi i organizuar.
Sipas rikonstruksioneve fillestare të policisë, masakra është shkaktuar nga një konflikt brenda një bande.
Vrasjet u regjistruan në periferi të Guaiakuilit, qyteti më i populluar i Ekuadorit dhe një nga epiqendrat e dhunës që trondit vendin.
Policia paraprakisht ia atribuon masakrën një konflikti mes dy fraksioneve të bandës kriminale Los Tiguerones, të cilat, po luftojnë për supremaci brenda organizatës, e cila, kontrollon disa zona të qytetit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments