Bukuresht, Rumani | Një valë e dhunshme e motit të keq po shkakton dëme të mëdha, madje edhe viktima në Rumani, ku nëntë provinca janë goditur nga përmbytjet e rënda.
Situata më kritike është shënuar në provincën e Galatit ku sipas raportimeve të mediave lokale janë regjistruar 5 të vdekur dhe dhjetëra persona të zhvendosur.
Helikopterët e DSU-së, departamenti për situata emergjente të Ministrisë së Brendshme në Bukuresht, po fluturojnë mbi zonat më të prekura në kërkim të të mbijetuarve në fshatrat e pushtuara nga ujërat dhe numri mund të përkeqësohet në orët në vijim.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments