Kuala Lumpur, Malajzi | Të paktën tetë njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra mijëra janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre në Malajzinë veriore dhe në Tajlandën jugore, për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm, që kanë goditur këto rajone prej ditësh, njoftuan sot zyrtarët e të dy vendeve.
“Më shumë se 80000 njerëz janë evakuuar në 467 strehimore të përkohshme në Malajzi këtë javë, me katër vdekje të regjistruara në shtetet veriore të Kelantan, Terengganu dhe Sarawak”, sipas zyrtarëve.
“Në të njëjtën kohë, përmbytjet në Tajlandën fqinje vranë dy veta në provincën Pattani dhe dy të tjerë në provincën Songkhla”, njoftoi Departamenti i Parandalimit dhe Zbutjes së Fatkeqësive.
Më shumë se 240000 familje në Tajlandën jugore janë prekur nga përmbytjet, pas ditëve të shiut të dendur.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments