PËRPLASJE NË STAMBOLL NË DEMONSTRATAT PËR KRYETARIN E ARRESTUAR TË BASHKISË EQERM (EKREM) IMAMOGLU; PËRPLASJE EDHE NË GJYKATËN KU IMAMOGLU KA DALË PARA GJYQTARËVE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 22
- 1 min read

Stamboll, Turqi | Përleshjet janë duke u zhvilluar mes protestuesve dhe forcave të policisë pranë bashkisë së Stambollit, ku mijëra njerëz janë mbledhur për të protestuar kundër arrestimit të kryebashkiakut Eqerm (Ekrem) Imamoglu.
Këtë e kanë bërë të ditur mediat lokale duke publikuar një video ku shihet policia duke përdorur gaz lotsjellës kundër një grupi protestuesish.
Momente tensioni u raportuan edhe pranë gjykatës së Stambollit, ku z. Imamoglu po dëgjohet nga gjyqtarët dhe ku një grup avokatësh dhe oficerë policie u përplasën me njëri-tjetrin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments