top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PËRSE BERLINI KËRKON TË SANKSIONOJË KOMPANITË DHE JO SHTETET QË EKSPORTOJNË NË RUSI?

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 21, 2023
  • 3 min read

Nga: Alessia Capasso.

Paketa e re e sanksioneve anti-Putin po vjen, por kë do të godasin ato? Në Bruksel ka një zhgënjim të madh për mosefektivitetin e masave të nisura vitin e kaluar kundër Rusisë, duke mos sjellë rezultatet e dëshiruara.


Zyrtarët evropianë kanë planifikuar të godasin drejtpërdrejt shtetet që blejnë mallra nga kompanitë evropiane, dhe më pas i dërgojnë ato në Moskë.


Megjithatë, Brukseli po e vendos anash Gjermaninë, e cila në vend të kësaj propozon të “dënojë” kompanitë, duke i detyruar ato të fusin një lloj “klauzole jo-Rusi”, për të parandaluar që këto mallra nga vendet e destinacionit të përfundojnë në duart e Kremlinit.


Arsyeja e zgjedhjes gjermane?

Shmang problemet diplomatike me Kinën dhe Turqinë, të konsideruara si ndërmjetëse për këto shkëmbime tregtare.


Mënyra alternative për teknologjinë e lartë.

Shmangia e sanksioneve të nisura kundër Moskës ka shqetësuar prej kohësh vendet anëtare. Prandaj, në Bruksel po diskutohen masa të reja shtrënguese, për të penguar Rusinë të marrë disa mallra të teknologjisë së lartë të prodhuara në Perëndim.


Bëhet fjalë për produkte si avionë dhe raketa, si dhe për komponentë individualë si kushinetat, të identifikuara sipas disa studimeve si një mall i kërkuar.


Sipas të dhënave dhe llogaritjeve të përgatitura nga Komisioni, duket se eksportet e BE-së të produkteve të caktuara në vendet kufizuese me Rusinë, veçanërisht ish-anëtarët e Bashkimit Sovjetik, janë rritur që kur Brukseli vendosi të shënjestrojë Vladimir Putinin me sanksione.


Në këtë pikë, planet e reja të përpunuara nga zyrtarët evropianë, synojnë të godasin drejtpërdrejt vendet e treat, që nuk respektojnë masat perëndimore me sanksione ekonomike, ose nuk janë në gjendje të justifikojnë një rritje të papritur të importeve të mallrave të ndaluara. Sipas gazetës “Politico”, ka nga ata që i kanë qëndruar peng këtij opsioni: Gjermania.


Klauzola të sakta.

Berlini propozon një rrugë tjetër, që është të detyrojë kompanitë evropiane të vendosin një klauzolë “jo Rusi”, kur shesin mallra të teknologjisë së lartë në disa vende.


Nëpërmjet këtij elementi kontraktual, blerësit e vendeve të treta do të angazhoheshin të mos eksportonin në Rusi një grup të përzgjedhur produktesh, të cilat tashmë janë subjekt i sanksioneve.


Ky detyrim do t'u kalonte edhe blerësve të tjerë potencialë. Lista e mallrave duhet të jetë shumë specifike dhe të fokusohet në mallra individuale ose kategori të synuara mallrash me rëndësi të lartë për ushtrinë ruse, dhe të cilat nuk mund të zëvendësohen lehtësisht me produkte nga vendet jashtë BE-së, dhe të “G7”-ës, thuhet në dokumentin e parë nga gazta “Politiko”.


Diplomaci delikate. Arsyeja e propozimit alternativ: shmangia e acarimit të Kinës dhe Turqisë, me të cilat Gjermania ka marrëdhënie të ngushta ekonomike dhe diplomatike.


Qeveria gjermane do të bënte gjithashtu presion që shtetet e tjera anëtare të rrisin kontrollet mbi kompanitë e tyre, duke intensifikuar gjithashtu shkëmbimin e informacionit për të parandaluar kompanitë që të anashkalojnë lehtësisht kufizimet e eksportit.


Berlini ka sugjeruar gjithashtu krijimin e një databaze të brendshme të BE-së, për kompanitë e dyshuara se nuk respektojnë ndalimet e eksporteve në Moskë.


Propozimi gjerman nuk është plotësisht bindës. Sipas zyrtarëve evropianë, kompania blerëse mund t'u rishesë kompanive guaskë përpara se të eksportojë mallra në Rusi.


Metoda tjetër: kompania mund të tregtojë përmes një emri tjetër kompanie.


Në konceptimin e sanksioneve dytësore, Bashkimi Evropian në fakt shikon mbi të gjitha vendet e Azisë Qendrore, si Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani.


Megjithatë, do të ishte e vështirë të konceptohej masa shtrënguese vetëm për këto shtete, për të mbrojtur marrëdhëniet me Ankaranë dhe Pekinin.


Përse Berlini dëshiron të sanksionojë kompanitë, dhe jo shtetet, që eksportojnë në Rus?

Moska merr materiale të teknologjisë së lartë të prodhuara në Perëndim përmes vendeve të treta, por Gjermania nuk dëshiron të acarojë Kinën dhe Turqinë, me të cilat ka lidhje të ngushta ekonomike.

Kommentare

Mit 0 von 5 Sternen bewertet.
Noch keine Ratings

Rating hinzufügen
bottom of page