top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PËRSE PRESIDENTI ERDOGAN I DOLI NË KRAH HAMASIT?

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 25, 2023
  • 2 min read

Nga z. Dario Fabbri*.

*Dario Fabbri (1980) është gazetar dhe analist gjeopolitik italian. I specializuar kryesisht në Amerikë, dhe Lindjen e Mesme.

Romë, Itali | Prishja e marrëdhënieve midis Hamasit dhe Iranit, dhe forcimi i rolit të Ankarasë, në Marrëveshjet e Abrahamit: objektivat e presidentit turk, i cili, dëshiron të jetë i vetmi ndërmjetës në konflikt.


Në orët e fundit, presidenti turk Rexhep Erdogan ka qëndruar hapur në anën e Hamasit, duke i përcaktuar milicët si çlirimtarë, dhe duke e quajtur reagimin e Izraelit si një mizori të krijuar për të vrarë fëmijë.


Pozicioni i Turqisë nuk është befasues, dhe është krijuar për të ndjekur dy objektiva taktikë, kundër Iranit dhe kundër Marrëveshjes së Abrahamit.


Për aq sa është e mundur, Ankaraja dhe Jeruzalemi mbajnë marrëdhënie të shkëlqyera.


Inteligjenca bashkëpunon, dhe para 7 tetorit mijëra turistë izraelitë qëndronin në Turqi.


Mbi të gjitha, të dy vendet janë armiq të Iranit dhe mbështesin hapur Azerbajxhanin kundër Teheranit, një afërsi ushtarake që ka përcaktuar përparimin e Bakut në Nagorno Karabakh.


Dhe këtu del objektivi i parë i Turqisë në krizën e vazhdueshme, arsyeja e retorikës aktuale, në favor të milicisë që goditi shtetin hebre.


Në mbrojtje të kërkesave të Hamasit, Erdogan para së gjithash do të donte të prishte lidhjen midis organizatës palestineze dhe Republikës Islamike.


Lidhjet mes Ankarasë dhe Hamasit.

Hamasi ka qenë prej kohësh i lidhur me Ankaranë - lideri politik, Ismā'īl Haniyeh, udhëton me pasaportë turke - edhe për shkak të përkatësisë së Vëllazërisë Myslimane me Turqinë.


Por në vitet e fundit, Irani ka arritur të paraqitet, nëpërmjet Katarit, si pika kryesore e kontaktit të milicisë palestineze.


Presidenti turk synon ta prishë këtë partneritet.


Duhet mbajtur mend se Ankaraja e konsideron Jerusalemin si të sajën, “ne e ndërtuam”, ka pohuar vazhdimisht Erdogan, duke e vendosur qytetin në të njëjtin nivel (ose pothuajse) me Mekën dhe Medinën.


Pikërisht frymëzimi pan-islamik është thelbi i objektivit të dytë taktik.


Marrëveshja e Abrahamit e nënshkruar midis Izraelit, Bahreinit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Marokut, Sudanit, me Arabinë Saudite, si nënshkruesin e radhës (të paktën para 7 tetorit), përshkruajnë një front arabo-izraelit të krijuar kundër Iranit.


Një zhvillim që nuk e emocionon Turqinë, e cila, do të donte të vendosej në qendër të kësaj rreshtimi, në vend të Izraelit.


Prandaj, përpjekja për të ringjallur pan-islamizmin, si zakonisht duke përdorur çështjen palestineze, në një mënyrë instrumentale, për t'u sinjalizuar regjimeve arabe, se është më mirë të mbështeten te Ankaraja, sesa te shteti hebre.


Ndoshta duke shfrytëzuar cenueshmërinë aktuale të qeverisë izraelite, tashmë të shtrydhur në shumë fronte.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page