QEVERIA E DIKTATORIT MARKSIST-LENINIST DANIEL ORTEGA KA URDHËRUAR SHEFAT E POLICISË QË TË SHKOJNË NËPËR KISHA DHE T’U KËRKOJNË PRIFTËRINJVE TË MOS MBAJNË LUTJE APO PROCESIONE PUBLIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 7 days ago
- 2 min read

Managua, Nikaragua | Qeveria e Nikaraguas i ka kujtuar Kishës Katolike, duke dërguar shefat e policisë në famullitë në të gjithë vendin, se çdo përpjekje për të mbajtur procesione ose për të bërë lutje publike për vendin, emigrantët ose të burgosurit politikë do të çojë në arrestime.
Që nga viti 2023, qeveria e presidentit marksist-leninist Daniel Ortega e ka ndaluar Via Crucis jashtë kishave.
Kjo është raportuar nga faqet e mediave të pavarura në vendin e Amerikës Qendrore, “Despacho 505”, “Confidencial” dhe “Noticias100%”, duke nënvizuar se si u intensifikua ofensiva e policisë në prag të Palmave, ditë që shënon fillimin e procesioneve të Javës së Shenjtë.
Shefat e policisë lokale vizitojnë priftërinjtë në vizita mirësjelljeje, me përshëndetje dhe oferta, dhe më pas sqarojnë ndalimin dhe kërcënimin e arrestimit në rast mosbindjeje, raportuan tre mediat e pavarura, duke cituar dëshmitë e disa priftërinjve që kërkuan anonimitetin nga frika e hakmarrjes.
Priftërinjtë thonë se u është bërë presion gjithashtu që të mos përfshijnë lutjet për Nikaraguan gjatë shërbesave.
“Ata na kërkojnë që të shmangim lutjet për vendin tonë, për emigrantët, të burgosurit dhe zyrtarët e qeverisë. Por për kë duhet të lutemi”, pyeti njëri prej tyre.
“Kisha në të gjithë botën lutet për kombet e saj dhe kjo bie ndesh me zemrën e liturgjisë sonë”, shtoi një tjetër.
“Ata na urdhërojnë që nëse dalim në procesion gjatë Javës së Shenjtë, ata do të na fusin në burg”, denoncoi një prift tjetër në faqen e lajmeve “Despacho 505”, pasi mori një vizitë nga policia e tij vendore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments