top of page
E BARDHË SHIRIT.png

QEVERIA E MBRETËRISË SË BASHKUAR PO ZHVILLON NJË PROJEKT PËR TË PARASHIKUAR VRASJET | SHOQATA STEITUOÇ (STATEWATCH) DENONCOI SE PROJEKTI MBËSHTETET TE FILMI “RAPORTI I PAKICËS” (MINORITY REPORT”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 9
  • 1 min read

Londër, Britania e Madhe | Qeveria britanike po zhvillon një projekt parashikimi i vrasjeve që do të përdorë algoritme për të identifikuar ata që kanë më shumë gjasa të bëhen vrasës.

 

Kjo është ajo që zbulon gazeta britanike Rojtari (The Guardian), falë dokumenteve të mbledhura nga shoqata Statewatch, e angazhuar për mbrojtjen e lirive civile, pas përdorimit të Ligjit për Lirinë e Informacionit për akses në dokumente që nuk janë ende publike.

 

Programi, i quajtur fillimisht “Projekti i arashikimit të vrasjeve”, por më vonë u ndryshua në “Shkëmbim të të dhënave për të përmirësuar vlerësimin e rrezikut”, fokusohet në kërkimin e bazës së të dhënave të policisë së Mbretërisë së Bashkuar për të identifikuar individët më të rrezikshëm.

 

Diçka që të kujton konceptin, prej kohësh një element kryesor i fantashkencës, në zemër të filmit të aktorit Tom Kruis (Tom Cruise) të vitit 2002, me titull “Raporti i pakicës”.

 

Nuk është rastësi që projekti është cilësuar nga aktivistët e Statewatch si shqetësues dhe distopian, edhe sepse ekziston frika e një përdorimi të përgjithësuar të të dhënave të njerëzve, ndërkohë që Ministria e Drejtësisë në Londër e ka mbrojtur atë si një mjet për të përmirësuar sigurinë publike.

 

Kërkimet në këtë fushë u nisën nga qeveria e mëparshme konservatore dhe vazhduan nën qeverinë aktuale laburiste, sipas së cilës, për momentin janë menduar vetëm për qëllime kërkimore.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page