QEVERIA E PARAGUAJIT PO PËRBALLET ME NJË VALË PROTESTASH: OPOZITA DHE FERMERËT NË DEMONSTRATA | 12 MIJË POLICË TË MOBILIZUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 24
- 1 min read

Asunsion (Asuncion), Paraguaj | Në Paraguaj, qeveria e presidentit Santiago Pena (Peña) njoftoi mobilizimin e rreth 12000 oficerëve të policisë për të ruajtur rendin publik gjatë protestave të thirrura nga opozita dhe organizatat fshatare që fillojnë nesër.
Njoftimi u bë në një konferencë për shtyp nga kreu i Policisë Kombëtare, Karlos Benitez (Carlos Benítez), i cili, saktësoi se masa është marrë në funksion të demonstratës kombëtare të nesërme, të thirrur nga opozita për të protestuar kundër korrupsionit në qeveri dhe në Partido Kolorado të udhëhequr nga ish-presidenti Horasio Kartes (Horacio Cartés), dhe marshimit tashmë tradicional drejt kryeqytetit më 26 mars nga fermerët.
“Ne jemi në gatishmëri 100%, presim mijëra njerëz të mbërrijnë në kryeqytet”, tha z. Benitez (Benítez), duke iu referuar gjithashtu mesazheve që nxisin dhunën që u shfaqën në mediat sociale.
“Ka njerëz që fshihen pas rrjeteve sociale dhe përhapin mesazhe të dhunshme, por organizatorët e demonstratave na kanë siguruar se nuk u përmbahen asnjërit prej këtyre mesazheve”, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments