top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

QEVERIA E RAMËS TALL MENDEREN ME QYTETARËT SHQIPTARË NË PRAG TË ZGJEDHJEVE DUKE ULUR ME 1 LEK TË RI PËR KILOVAT/ORË ÇMIMIN E ENERGJISË ELEKTRIKE.

Tiranë, Shqipëri | Qeveria e kryeministrit Edi Rama tall menedern me qytetarët shqiptarë në prag të zgjedhjeve, duke ulur çmimin e energjisë elektrike me 1 lek.

 

Çmimi i energjisë elektrike për abonentët familjarë do të ulet në 8.5 lekë për kWh për ata që konsumojnë më pak se 700 kWh në muaj.

 

Ky vendim është marrë me vendim unanim gjatë mbledhjes së Bordit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike gjatë ditës së sotme, ku u shqyrtua propozimi i qeverisë për uljen e çmimit të energjisë për abonentët familjarë.

 

Aktualisht çmimi i energjisë elektrike pë abonentët familjarë është 9.5 lekë për Kwh pa TVSH.

 

Pra çmimi i energjisë elektrike ulet me 1 lek, kështu që me TVSH do të paguajnë 10.2 lekë nga 11.4 lekë aktualisht.

 

Kush konsumon më shumë se 700 kWh energji elektrike në muaj do të vazhdojë të paguajë 9.5 lekë për çdo Kwh që bashkë me TVSH shkon në 11.4 lekë.

 

Ulja e çmimit do të prekë vetëm kategorinë e konsumatorëve familjarë, duke përjashtuar kategoritë e tjera si bizneset, institucionet buxhetore e jobuxhetore por dhe furrat e bukës.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page