QEVERIA FEDERALE NUK DUHET TË MBAHET PENG PËR FINANCIMIN E UKRAINËS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 20, 2023
- 4 min read

Nga z. Rend Poll (Rand Paul)*. *Rand Paul shërben si senator i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Kentaki. Uashington, Amerikë | Qeveria Federale nuk duhet të mbahet peng për financimin e Ukrainës. E thënë thjesht: Ne nuk kemi para shtesë për të dërguar në Ukrainë. Sot po vë në dijeni udhëheqjen e Dhomës, Senatit dhe Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Unë nuk do të pranoj kalimin e përshpejtuar të ndonjë mase shpenzimi që ofron më shumë ndihmë amerikane për Ukrainën. E thënë thjesht: Ne nuk kemi para shtesë për të dërguar në Ukrainë. Deficiti ynë këtë vit do të kalojë 1.5 trilion dollarë. Huazimi i parave nga Kina për t'i dërguar në Ukrainë nuk ka kuptim. Që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë, taksapaguesi amerikan i ka siguruar Kievit 113 miliardë dollarë. Gjatë 583 ditëve të luftës midis 24 shkurtit 2022 dhe fundit të këtij muaji, kjo mesatare do të arrijë në 6.8 miliardë dollarë në muaj, ose 223 milionë dollarë në ditë. Këtë javë, Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelensky) është në Uashington për të lobuar në Kongres për të miratuar kërkesën e administratës Baidn (Biden) për ndihmë shtesë prej 24 miliardë dollarësh. Kur do të përfundojnë kërkesat për ndihmë? Kur do të përfundojë lufta? A mund të shpjegojë dikush se si duket fitorja në Ukrainë? Presidenti Baidn (Biden) sigurisht që nuk mundet. Administrata e tij ka dështuar të artikulojë një strategji apo objektiv të qartë në këtë luftë, dhe kundërsulmi i shumëpritur i Ukrainës nuk ka arritur të bëjë përfitime domethënëse në lindje. Pa një fund të qartë në horizont, duket gjithnjë e më shumë e mundshme që Ukraina të jetë një tjetër moçal i pafund i financuar nga taksapaguesit amerikanë. Kjo është arsyeja pse mbështetja publike për luftën po pakësohet. Një sondazh i CNN nga gushti tregon se shumica e amerikanëve tani kundërshtojnë që Kongresi të autorizojë fonde shtesë për Ukrainën. Udhëheqja e Senatit e të dyja palëve e di këtë. Kjo është arsyeja pse ata po përpiqen të mbajnë peng qeverinë federale duke futur kërkesën për ndihmë prej 24 miliardë dollarësh në një rezolutë të vazhdueshme: të na detyrojnë të lëshojmë dorën. Ose ne financojmë një luftë të pafund në Ukrainë, ose njëpartia do të mbyllë qeverinë federale, dhe do të bëjë që populli amerikan të vuajë. Kjo është një shpërfillje e qartë e detyrës, dhe unë nuk do ta pranoj. Kolegët e mi: Si përfaqësues të popullit amerikan, ju nuk duhet ta mbështesni atë. Projektligji që na del përpara duhet të ketë të bëjë me financimin e qeverisë sonë, jo të askujt tjetër. Do të bëj gjithçka në fuqinë time për të bllokuar një projekt-ligj ,që përfshin financimin për Ukrainën. Si zyrtarë të zgjedhur, ne kemi detyrimin të ndjekim një politikë të jashtme që avancon sigurinë dhe përparimin (prosperitetin) e popullit amerikan. Grumbullimi i miliarda dollarëve në mullirin e mishit në Ukrainën lindore nuk e bën asnjërën. Sa më gjatë të vazhdojë ky konflikt, aq më i madh është rreziku që llogaritja e gabuar, ose përshkallëzimi i qëllimshëm, të tërheqë Shtetet e Bashkuara në konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë. Ushtria ruse mund të ketë hundë të gjakosur, por Moska ende ruan arsenalin më të madh bërthamor në botë. Të mos pretendojmë se përfshirja amerikane në këtë luftë vjen pa rreziqe. Nëse kjo nuk është mjaft e keqe, udhëheqja e Senatit ka penguar zbatimin e mekanizmave efektivë të mbikëqyrjes, për të siguruar që dollarët e taksave amerikane, të fituara me vështirësi, të mos bien pre e humbjes, mashtrimit dhe abuzimit. Si rezultat, përveç kostove kolosale të luftës, ne do të përfundojmë duke paguar një taksë korrupsioni. Për fat të keq, korrupsioni shtrihet thellë në Ukrainë, dhe ka shumë prova, se ai ka qenë i shfrenuar, që nga pushtimi i Rusisë. Ndërsa Zelenski (Zelensky) zbarkoi në Jorkun e Ri (Nju Jork) në fillim të kësaj jave, mësuam se shqetësimet e korrupsionit, në Ministrinë e Mbrojtjes të Ukrainës, rezultuan në shkarkimin e gjashtë zëvendësministrave të mbrojtjes. Kjo vjen dy javë pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes Oleksii Reznikov, i cili, u shkarkua pasi u zbulua se Ministria e Mbrojtjes kishte keqtrajtuar kontratat ushtarake. Muajin e kaluar, Zelenski (Zelensky) shkarkoi të njëzet e katër shefat rajonalë të rekrutimit ushtarak, sepse ata ishin “të përfshirë në aktivitete të paligjshme, duke përfshirë pasurimin.” Tetorin e kaluar, mësuam se dërgesat amerikane me granatahedhës, mitralozë, pushkë, jelek antiplumb dhe mijëra fishekë, po përfundonin në duart e bandave kriminale, dhe trafikantëve të armëve, të paraqitur si organizata të ndihmës humanitare. Cfarë po bëjmë? A është kjo e drejtë për popullin amerikan? Miliona amerikanë po luftojnë çdo ditë për të përballuar jetesën. Miliona amerikanë po përpiqen të sigurojnë familjet e tyre, dhe të vënë ushqimin në tryezë. A mund t'i shikojmë me ndershmëri zgjedhësit tanë në sy, dhe t'u themi atyre, se ky është një investim i mirë i dollarëve të tyre tatimorë? Disa thonë se është për të shpëtuar demokracinë. Ata duhet të jenë të sinqertë me veten, dhe me ne të tjerët. Ukraina është larg nga një shembull i ndritshëm i demokracisë. Ndërsa tendosja e kohës së luftës mund të shkaktojë veprime të dyshimta të qeverisë, ne duhet t'u qasemi këtyre rasteve me një sy kritik; në fund të fundit, ne duhet të jetojmë me ta, kur ose nëse lufta do të ketë mbaruar ndonjëherë. Si për të dëshmuar një pikë, për të gjitha paqartësitë për mbështetjen e demokracisë nga Amerika, Ukraina, marrësi më i madh i mirëqenies amerikane, ka anuluar zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vendit. Në fund të fundit, kjo nuk ka të bëjë me atë se çfarë është, ose nuk është Ukraina, në lidhje me formën e saj të qeverisjes. Kjo ka të bëjë me interesat tona, dhe sigurinë tonë kombëtare. Çdo ditë që vazhdon kjo luftë, është një tjetër rrotullim i rrotës së ruletës, me një mundësi tjetër, që ajo të ndalet në Harmagedon. Dhe ne po paguajmë për privilegjin. Ne nuk mund të vazhdojmë biznesin si zakonisht. Ne nuk mund të vazhdojmë t'i vendosim nevojat e vendeve të tjera, mbi tonat. Ne nuk mund ta shpëtojmë Ukrainën, duke dënuar ekonominë amerikane. Dhe ne, sigurisht, nuk mund ta shpëtojmë Ukrainën duke luftuar me Rusinë. Pavarësisht se sa dashamirës jemi për popullin ukrainas, betimi im në detyrë më kërkon të vendos popullin amerikan në radhë të parë. I inkurajoj kolegët e mi, të kundërshtojnë çdo përpjekje për të mbajtur peng qeverinë federale, për financimin e Ukrainës. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comentarios