top of page
E BARDHË SHIRIT.png

QEVERIA GREKE DO TË RIORGANIZOHET; NDRYSHON DREJTIMI PËR MINISTRITË E EKONOMISË + TRANSPORTIT + MIGRACIONIT + MBROJTJES CIVILE | KY ZHVILLIM VJEN PAS PROTESTAVE QË U MBAJTËN PËR AKSIDENTIN HEKURUDHOR.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Athinë, Greqi | Zëdhënësi i qeverisë greke Pavlos Marinakis ka njoftuar një riorganizim të kabinetit në përgjigje të krizës me të cilën po përballet partia konservatore në pushtet e vendit, Nea Dimokratia.

 

Kështu raporton gazeta greke Përditshmëria (Kathimerini).

 

Ndryshimi ka të bëjë me postet e ministrit të Ekonomisë, Transportit, Migracionit dhe Mbrojtjes Civile.


Kryeministri grek Qirjakos Micotaqis (Kyriakos Mitsotakis) është kritikuar gjerësisht nga opozita dhe protestuesit, të cilët, prej javësh kanë dalë në rrugët e Athinës dhe qyteteve të mëdha greke, për aksidentin e trenit Tebi më 28 shkurt 2023, ku humbën jetën 57 persona.

 

Qeveria akuzohet se po përpiqet të mbulojë përgjegjësitë e saj në aksident dhe se po pengon hetimet në vazhdim.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page