QEVERIA HAITIANE PREMTOI MASA TË REJA KUNDËR BANDAVE KRIMINALE PAS PROTESTËS MASIVE TË POPULLSISË NË KRYEQYTETIN PORT AU PRINCE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 4
- 1 min read

Port Au Prince, Haiti | Udhëheqësi i Këshillit Presidencial Kalimtar të Haitit ka njoftuar se tashmë janë vendosur disa masa për të frenuar rritjen e dhunës së bandave.
Deklaratat e z. Fritz Alphonse Jean erdhën pas protestës masive të popullsisë në kryeqytetin Port-au-Prince, me mijëra demonstrues që dolën në rrugë për t'i kërkuar autoriteteve veprime më vendimtare kundër krimit.
“Njerëz haitianë, ju keni folur dhe ne ju kemi dëgjuar”, tha z. Jean në një fjalim publik.
“Ne e kuptojmë dhimbjen tuaj, ne e dimë vuajtjen tuaj”, shtoi ai.
Sipas OKB-së, nga muaji korrik i vitit të kaluar deri në muajin shkurt të këtij viti ka pasur më shumë se 4200 vdekje dhe 1356 të plagosur në Haiti.
Dhuna e bandave ka lënë gjithashtu më shumë se 60000 njerëz të pastrehë në vetëm një muaj.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments