top of page
E BARDHË SHIRIT.png

QEVERIA I DHA ISHULLIN E SAZANIT XHERËD KASHNËRIT (JARED KUSHNER) - DHËNDRIT TË PRESIDENTIT TË ZGJEDHUR NË SHBA-ës DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) | RAMA DREJT MANDATIT TË 4-ërt NË PUSHTET.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 15
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Qeveria e Republikës së Shqipërisë i dha statusin e investitorit strategjik kompanisë amerikane “Atlantic Incubation Partners LLC” që do të ndërtojë resortin luksoz në ishullin e Sazanit, projekt i z. Xherëd Kashnër (Jared Kushner), dhëndri i presidentit të zgjedhur në SHBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump).

 

Komiteti i Investimeve Strategjike ka vlerësuar se projekti i kompanisë amerikane “Atlantic Incubation Partners LLC” është në përputhje me kriteret ligjore sa i takon zhvillimit të zonave me përparësi.

 

Sipas dokumentit vlera e investimit të projektit turistik “Resorti turistik-Ishulli i Sazanit” i plotëson kriteret e parashikuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikohet të jetë 1.4 miliardë euro.

 

Po ashtu thuhet se projekti i investimit i plotëson kriteret e punësimit të kërkuara nga legjislacioni për investimet strategjike.

 

Mësohet se përgjatë fazës së realizimit të investimit dhe operimit, numri i personave të punësuar parashikohet të jetë 1 mijë.

 

Projekti i investimit synohet të zhvillohet në ishullin e Sazanit, Bashkia Vlorë, i cili, ka një sipërfaqe totale prej 562 ha dhe me një sipërfaqe ndërtimi prej 45 ha.

 

Plani i z. Kashnër (Kushner) për investimin në Shqipëri u bë publik vitin e shkuar nga kryeministri Edi Rama.

 

Sipas një artikulli të botuar në muajin mars të vitit 2024 nga “Bloomberg News”, u tha se kompania e investimeve e z. Kashnër (Kushner) planifikon të transformojë ishullin e Sazanit, i përdorur vetëm si një baze ushtarake, në një eko-resort luksoz të markës Aman.

 

Ai tha për agjencinë e lajmeve “Bloomberg” se ishulli i Sazanit është një nga vijat bregdetare më të pacënuara dhe unike që ka parë parë kudo në botë.

 

Kompania e tij Affinity kërkon gjithashtu të zhvillojë zonën e Zvërnecit, pranë Vlorës, duke planifikuar ndërtimin e disa resorteve me afro 10 mijë dhoma hotelesh dhe vila.

 

Për agjencinë e lajmeve “Bloomberg”, Kushner ka shpjeguar se duke hulumtuar me miqtë e tij, z. Riçërd Grenll (Richard Grenell), i cili, shërbeu si ambasador i SHBA-ës në Gjermani gjatë administratës Tramp (Trump), dhe z. Eshër (Asher) Abehsera, bashkëpunëtor i tij biznesi, ai u tërhoq nga një nga zonat turistike me rritje të shpejtë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page