QEVERIA SHQIPTARE MIRATOI RREGULLAT PËR SHPËRBLIMIN E PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT | MINISTRI I BRENDSHËM ERVIN HOXHA U PRONONCUA NË LIDHJE ME ÇËSHTJEN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jan 10
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Qeveria shqiptare miratoi sot një vendim të rëndësishëm lidhur me përcaktimin e rregullave dhe kritereve për dhënien e shpërblimit për punonjësit e Policisë së Shtetit.
“Sikurse jeni në dijeni në gusht të 2024 ligji i ri i Policisë së Shtetit miratoi gjithë veprimtarinë, organizimin, planifikimin dhe shpërblimin e Policisë së Shtetit.
Në këtë mënyrë jemi në një risi dhe në një dhënie të vazhdueshme të ndihmës për Policinë e Shtetit. Shumë shpejt aktiviteti i organizimit dhe dhënies së këtyre shpërblimeve do të unifikohet.
Qeveria është dhe përcakton shumë shprehimisht vullnetin e saj për misionin e rëndësishëm që ka Policia e Shtetit në politikën e saj të vazhdueshme, roli i policisë është një rol shumë kyç dhe motivimi i forcave të policisë do të jetë në prioritetin e objektivave të qeverisë shqiptare”, tha ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, në një prononcim mediatik.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments