top of page
E BARDHË SHIRIT.png

QEVERIA SHQIPTARE ZYRTARIZOI MBYLLJEN E RRJETIT SOCIAL VIRTUAL “TIKTOK” | SIPAS MINISTRES SË ARSIMIT OGERTA MANASTIRLIU SYNIMI PËRFUNDIMTAR NUK ËSHTË MBYLLJA PËRFUNDIMTARE E TIJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 6
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Qeveria shqiptare ka shpallur zyrtarisht mbylljen e TikTok për një vit.

 

Vendimi u miratua në mbledhjen e dytë të qeverisë shqiptare për këtë çështje.

 

Kufizimi i aksesit për një periudhë 12 mujore do të japë kohë për të marrë masa në koordinim me përfaqësuesit e platformës . Është një vendim që merr parasysh interesat e fëmijëve dhe të rinjve”, tha ministrja shqiptare e Arsimit Ogerta Manastiruliu.

 

Sipas ministres Manastiruliu objektivi final nuk do të ishte mbyllja përfundimtare e rrjetit social por futja e filtrave dhe diskutimet në këtë drejtim tashmë janë duke u zhvilluar me përfaqësues të platformës kineze.

 

Vendimi ishte parashikuar në fillim të vitit nga kryeministri shqiptar Edi Rama, pasi një 14-vjeçar u vra në muajin nëntor të vitit 2024 me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, akt kriminal që u ndërkuar pas një sfide të lindur në rrjetin social virtual “TikTok”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page