QYTETI I DURRËSIT ËSHTË PËRFSHIRË NGA RESHJE TË DENDURA SHIU DHE PËR PASOJË DISA RRUGË U PËRMBYTËN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Dec 6, 2024
- 1 min read

Durrës, Shqipëri | Qyteti i Durrësit është përfshirë sërish nga reshje të dendura shiu, dhe për pasojë disa rrugë u përmbytën.
Reshjet nisën me intensitet të lartë gjatë mbrëmjes së sotme, dhe për pasojë rrugët pranë kryqëzimit të stadiumit në lagjen 18 si dhe pjesërisht në lagjen 17, u bënë të pakalueshme.
Niveli i ujit arriti të dalë në trotuare duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe kalimtarëve në zonat e përmbytura.
Përkeqësimi i motit nuk ka sjellë probleme në port, nga ku raportohet se tragetet që janë planifikuar për t’u nisur mbrëmjen e sotme drejt Italisë, do të lundrojnë sipas orarit të përcaktuar nga porti i Durrësit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments