RAHOVEC: U NDALUAN PËR 48 ORË SEJID HASKU DHE ADIS DINA | U KAPËN ME HASHASH NË AUTOMJET.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 29
- 1 min read

Rruga “Avdullah Bugari”, Rahovec, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Sejid Hasku.
2- Z. Adis Dina.
Ata akuzohen për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”.
Njësia e trafikut e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë ka ndaluar një automjet tip VW-Vento, në rrugën “Avdullah Bugari”, në Rahovec.
Gjatë kontrollit janë gjetur 9 qese me substancë narkotike (të dyshuara marihuanë, me peshë 9 gram).
Përpos sa më lart, atyre u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe dy telefona të lëvizshëm.
Pas ndalimit, policia kreu kontrolle në banesat e tyre por gjatë kontrollit nuk janë gjetur substanca ose sende të paligjshme.
Me urdhër të prokurorit, të dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërkohë që rasti po hetohet për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments