RAKETA PRECISION STRIKE E LOCKHEED MARTIN (PRSM) REALIZOI NJË ARRITJE VENDIMTARE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Nov 27, 2023
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Raketa Precision Strike e Lockheed Martin (PrSM) realizoi një arritje vendimtare, duke kaluar një test kualifikimi me rreze të shkurtër, në White Sands Missile Range, në Meksikën e Re (New Mexico).
I gjuajtur nga një sistem rakete artilerie me lëvizshmëri të lartë të ushtrisë amerikane (HIMARS), testi, i përfunduar më 16 nëntor të vitit 2023, vërteton integritetin strukturor të raketës, dhe aftësinë e synimit në rrezen minimale të kërkuar.
PrSM është projektuar për familjen e Sistemit të Raketave të Shumëfishta të Udhëzuara me Rreze të Zgjeruar të Ushtrisë Amerikane (ER GMLRS), duke ofruar aftësi goditje precize përtej 248.6 miljeve (400 kilometrave).
Ky test i suksesshëm e sjell PrSM më afër vënies në terren, dhe arritjes së aftësisë së hershme operative (EOC).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comments