top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RAPORTI I MICROSOFT KUMTON SE SULMET KIBERNITIKE U SHTRINË NË 120 VENDE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 7, 2023
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Gjatë vitit të kaluar, shtrirja globale e sulmeve kibernetike është rritur, duke prekur 120 vende dhe karakterizuar nga spiunazhi i sponsorizuar nga qeveritë. Gati gjysma e sulmeve kishin në shënjestër shtetet anëtare të NATO-s, dhe më shumë se 40% kishin në shënjestër organizatat qeveritare, ose ato të sektorit privat të përfshira në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës kritike. Në Evropë, vendet më të sulmuara ishin Ukraina (33%), Mbretëria e Bashkuar (11%), Franca dhe Polonia me (5%), dhe Italia (4%) e Gjermania me nga (3%). Këto janë të dhënat nga Raporti i ri i Mbrojtjes Dixhitale i Microsoft, një analizë e kryer nga muaji korrik i vitit 2022, deri në muajin qershor të vitit 2023. Sipas raportit, ndërsa në të kaluarën e fundit sulmet ishin më të përqendruara në përfitimet financiare përmes ransomware, të dhënat tregojnë se sot motivimi mbizotërues është vjedhja e informacionit, monitorimi i fshehtë i komunikimeve, ose manipulimi i asaj që njerëzit lexojnë. Ndër aktorët më aktivë në këtë front janë Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut. Inteligjenca Artificiale – shpjegon Microsoft – krijon kërcënime të reja por edhe mundësi të reja mbrojtjeje. Sulmuesit, në fakt, po përdorin tashmë Inteligjencën Artificiale (AI) si një armë për të përmirësuar mesazhet e peshkimit (phishing), dhe për të përmirësuar operacionet me imazhe sintetike, por, në të njëjtën kohë, Inteligjenca Artificiale do të jetë gjithashtu thelbësore për një mbrojtje efektive. Së fundi, të dhënat e analizuara nga Microsoft tregojnë se sulmet me ransomware po rriten në sofistikim dhe shpejtësi, siç janë ato të bazuara në fjalëkalime dhe vërtetim me shumë faktorë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page