
Vatikan | 145 priftërinj janë rrëmbyer në Nigeri në 10 vjet.
Kjo është ajo që del nga analiza e kryer nga Sekretariati Katolik i Nigerisë, i cili, mblodhi të dhëna për rrëmbimet e priftërinjve nigerianë për periudhën 2015-2025.
Nga 145 priftërinjtë e rrëmbyer, 11 u vranë më vonë, ndërsa 4 janë ende të zhdukur.
Kështu bën të ditur Agjencia “Fides”.
Provinca më e prekur për sa i përket numrit të rrëmbimeve është Ouerri (Owerri), me 47 raste; e ndjekur nga Onitsha, me 30 raste dhe Kaduna, me 24 raste, 7 vdekje.
Provincat me priftërinj ende të zhdukur janë Kaduna (1 prift i zhdukur), Benini (1 prift i zhdukur) dhe Ouerri (2 priftërinj të zhdukur).
“Shumica e rrëmbimeve janë për shpërblim, por rajonet veriore (Kaduna) tregojnë një tendencë më të lartë drejt ekzekutimeve të priftërinjve”, thotë raporti.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments