Romë, Itali | Referendumi për shtetësinë, i promovuar nga organizata të ndryshme, përfshirë Più Europa, sapo ka arritur në 500 mijë nënshkrimet e kërkuara.
Këtë e bëri të ditur sekretari i Più Europa, Rikardo (Riccardo) Magi.
Pyetja propozon përgjysmimin e afatit kohor, pas të cilit, shtetasit e huaj mund të marrin nënshtetësinë italiane nga 10 në 5 vjet qëndrim të rregullt ligjor.
“Ne do të ktheheshim në atë që ishte parashikuar me legjislacionin e para vitit 1992 dhe do të rreshtoheshim me atë që ishte vendosur në disa shtete të tjera të BE-së”, shpjegoi z. Magi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments