REGJISORI PALESTINEZ HAMDAN BALLAL I ARRESTUAR NGA USHTRIA E IZRAELIT U LIRUA DHE DO TË KËTHEHET NË SHTËPI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 25
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Z. Hamdam Ballal është i lirë dhe do të kthehet në shtëpi pranë familjes së tij.
Kjo u raportua në rrjetin social virtual Iks (X) nga z. Juval (Yuval) Abraham, një koleg i drejtorit palestinez, i cili, u arrestua dje nga forcat izraelite të sigurisë pas përleshjeve mes palestinezëve dhe kolonëve në Bregun Perëndimor.
Znj. Lea Tsemel, avokatja e z. Hamdan Ballal, duke njoftuar lirimin e tij të afërt, tha se klienti i saj dhe dy palestinezë të tjerë e kishin kaluar natën në dyshemenë e një baze ushtarake, duke pësuar lëndime të rënda nga përleshjet.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios