top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

REGJISTROHUNI NË KAZINO ONLINE DHE MERRNI 1200 $ DHE 220 RROTULLIME FALAS | POLICIA E SHTETIT U BËRI APEL QYTETARËVE QË TË KENË KUJDES NGA MESAZHET MASHTRUESE HAPJA E TË CILËVE SHPIE NË HAKERIM.

Tiranë, Shqipëri | Policia e Shtetit e Republikës së Shqipërië u bëri apel qytetarëve që të kenë kujdes nga mesazhet mashtruese që mund t'ju vijnë në telefonin e tyre të lëvizshëm (celular) përmes aplikacionit Whatsapp.

 

Mesazhet, kanë si qëllim orientimin e poseduesve të llogarive, drejt linqeve mashtruese, qëllimi final i së cilave është marrja në posedim, në mënyrë të padrejtë, të profileve në platformën e komunikimit Whatsapp të personave të mashtruar”, tha Policia e Shtetit.

 

Njoftim | Nisur nga disa raste të adresuara në strukturat e Hetimit të Krimeve Kibernetike dhe nga monitorimi i vazhdueshëm i burimeve të hapura të informacionit, si dhe platformave virtuale, me qellim evidentimin e veprimtarive të kundraligjshme, kryesisht në fushën e krimeve kibernetike, nga Drejtoria për Hetimin e Krimit në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, janë konstatuar mesazhe të maskuara në platformën e komunikimit Whatsapp.

 

Këto mesazhe përcjellin kërkesën për të votuar apo për tu regjistruar në evenimente të ndryshme fiktive, ku pretendohet se pas këtyre regjistrimeve, votuesi apo personi që klikon, do të përfitojë benefite të ndryshme.

 

Mesazhet, kanë si qëllim orientimin e poseduesve të llogarive, drejt linqeve mashtruese, qëllimi final i së cilave është marrja në posedim, në mënyrë të padrejtë, të profileve në platformën e komunikimit Ëhatsapp të personave të mashtruar.

 

Policia e Shtetit informon qytetarët se në rast se ju vijnë të tilla SMS duhet ti fshijnë  dhe mos të kryejnë asnjë veprim kundrejt tyre (klikim, plotësim të dhënash etj), të cilat mund të vijnë nga numra kryesisht të huaj, por edhe të personave që i keni kontakt në aparatin tuaj telefonik, që mund t’ju  jetë hakëruar Whatsapp-i duke rënë pre e këtyre SMS-ve.

 

Policia e Shtetit apelon për ata qytetarë që kanë rënë pre e këtyre SMS-ve, të paraqiten në zyrat e Policisë së Shtetit tek strukturat e Krimit Kibernetik, pranë çdo Drejtorie Vendore të Policisë për të denoncuar rastet, me qëllim  identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të kësaj veprimtarie të kundraligjshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comentarii

Evaluat(ă) cu 0 din 5 stele.
Încă nu există evaluări

Adaugă o evaluare
bottom of page