REGJIZORI SHPILLBËRG SYNON QË AKTET TERRORISTE TË HAMASIT TË 7 TETORIT 2023 T’I BËJË FILM.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Dec 31, 2023
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Në Fondacionin Shoah, regjisori fitues i Askër (Oscar), Steven Shpillbërg (Spielberg), shpjegoi se sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023, është si Shoah-u, dhe për këtë arsye duhet të tregohet (në film).
Në Fondacionin ka nisur një operacion për të mbledhur video dëshmi, të asaj që kanë bërë terroristët, për t'i shtuar ato mizorive të përjetuara gjatë Holokaustit.
Regjizori Spielberg foli për iniciativën në Fox News , duke shtuar se ai nuk e kishte imagjinuar kurrë që do të shihte një barbari të tillë të papërshkrueshme kundër hebrenjve në jetën e tij, duke folur edhe për valën e antisemitizmit, që përfshiu botën pas 7 tetorit 2023.
“Është shumë, shumë e habitshme, sepse, edhe nëse antisemitizmi ka ekzistuar gjithmonë, që nga ditët e Gjermanisë në vitet 1930, nuk e kam parë atë kaq krenare, me duar në ije, si Hitleri dhe Musolini”, tha ai.
Regjisori shtoi se: “Të mbijetuarit e Holokaustit janë më të guximshmit mes nesh, dhe rrëfimet e tyre, janë një dëshmi e qëndrueshme, e qëndrueshmërisë së shpirtit njerëzor. Të dyja nismat - regjistrimi i intervistave me të mbijetuarit e sulmeve të 7 tetorit 2023, dhe mbledhja e vazhdueshme e dëshmive për Holokaustin - synojnë të përmbushin premtimin tonë, për të mbijetuarit: se historitë e tyre do të ndahen në një përpjekje, për të ruajtur historinë, dhe për të punuar për një botë pa antisemitizëm, apo urrejtje të çfarëdo lloji. Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar, dhe të vendosur, në këtë përpjekje.” Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments