REPUBLIKA E KOSOVËS NËNSHKROI KONVENTËN E LUBJANËS-HAGËS MBI BASHKËPUNIMIN NDËRKOMBËTAR NË HETIMIN DHE NDJEKJEN E KRIMIT TË GJENOCIDIT + KRIMEVE KUNDËR NJERËZIMIT + KRIMEVE TË LUFTËS + TË TJERA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 17
- 1 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Republika e Kosovës nënshkroi Konventën e Lubjanës - Hagës mbi bashkëpunimin ndërkombëtar në hetimin dhe ndjekjen e krimit të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve të tjera ndërkombëtare.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës Konventa u nënshkrua nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Belgjikë, z. Agron Bajrami, të premten në ambientet e Ministrinë e Punëve të Jashtme, Tregtisë së Jashtme dhe Zhvillimit Ndërkombëtar të Mbretërisë së Belgjikës, pas bartjes së kompetencave të plota tek ai nga zx/kryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schwarz.
Mbretëria e Belgjikës është shtet depozitar i Konventës së Lubjanës - Hagës mbi bashkëpunimin ndërkombëtar në hetimin dhe ndjekjen e krimit të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve të tjera ndërkombëtare, ndërsa deri më tash nënshkrimi i saj është bërë nga më shumë se dyzet shtete të tjera.
Qëllimi i Konventës së Lubjanës - Hagës është të lehtësojë bashkëpunimin ndërkombëtar në çështjet penale mes shteteve palë, me synimin për të forcuar luftën kundër mosndëshkimit për krimin e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe aty ku është e zbatueshme, krimeve të tjera ndërkombëtare.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments