top of page
E BARDHË SHIRIT.png

REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË: GAZETARI DAVID BENDELS (KRYEREDAKTOR I “DEUTSCHLAND KURIER” I LIDHUR ME AFD-në) U DËNUA ME 7 MUAJ BURG ME KUSHT PËR BOTIMIN E NJË MEMEJE KUNDËR MINISTRES SË BRENDSHME.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 13
  • 1 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Për shkak se shpërndau një foto të shtrembëruar të znj. Nensi (Nancy) Faeser në rrjetin social virtual Iks (X), gazetari David Bendels u dënua penalisht me kusht.

 

Gazetari David Bendels, kryeredaktor i “Deutschland Kurier” i lidhur me AfD-në, është dënuar me një dënim me kusht prej shtatë muajsh nga Gjykata e Qarkut Bamberg për përhapjen e një memeje të ministres së Brendshme Nensi (Nancy) Faeser në rrjetin social virtual Iks (X).

 

Ministrja Faeser kishte pozuar me rastin e një dite përkujtimore me një tabelë ku shkruhej: “Kujtojmë”.

 

Z. Bendels e kishte zëvendësuar shprehjen e saj me togfjalëshin: “E urrej lirinë e fjalës”. Gjykata konsideroi se ishte kryer shpifje, sipas nenit 188, paragrafi 2, i Kodit Penal.

 

Gazetari ka bërë të ditur se ka ndërmend të apelojë.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page