REVOLUCION NË RICIKLIM: PROCESI I RI TRANSFORMON QESET DHE SHISHET PLASTIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 3, 2024
- 2 min read
Uashington, Amerikë | Shumë studiues shpresojnë të ridizajnojnë plastikën nga e para për t'u ripërdorur lehtësisht, por plastika e sotme e vështirë për t'u ricikluar do të jetë një problem për dekada.
Një proces kimik inovativ konverton shumë mbetje plastike në blloqe ndërtimi hidrokarbure për ripërdorim.
Shkencëtarët që qëndrojnë pas projektit shpjeguan se procesi po përparon shumë mirë, duke u fokusuar në dy llojet mbizotëruese të mbetjeve plastike: polietileni, përbërësi i shumicës së qeseve plastike për një përdorim dhe polipropileni, materiali i shumë plastikës së fortë.
Ky është një material që gjendet edhe në bagazhe dhe njihet gjerësisht si poliolefina. Gjetjet e hulumtimit u publikuan në revistën Science.
Ekipi hulumtues pretendoi se procesi, i zhvilluar në Laboratorin Kombëtar Lawrence Berkeley, mund të ndihmojë në krijimin e një ekonomie rrethore për shumë plastika që hidhen tutje, me mbetjet plastike që kthehen në monomere dhe përdoren për të bërë polimere, duke reduktuar kështu karburantin mineral.
“Ne kemi një sasi të madhe polietileni dhe polipropileni në objektet e përditshme, nga qeset te paketimet e detergjentit dhe shumë më tepër”, tha studiuesi kryesor, profesor Xhan Hartuig (John Hartwig), i Universitetit të Kalifornisë.
Prof. Hartuig dhe kolegët e tij zhvilluan një proces kimik që përdori tre katalizatorë të ndryshëm të metaleve të rënda: njëri për të shtuar një lidhje të dyfishtë karboni në polimerin e polietilenit dhe dy të tjerët për të thyer zinxhirin në atë lidhje të dyfishtë duke prerë një atom karboni.
Megjithatë, katalizatorët u prishën në reaksionin e lëngshëm dhe ishin pothuajse të pamundur për t'u rikuperuar, duke e bërë të vështirë zhvillimin e procesit.
Kjo ishte dy vjet më parë.
Sot, si pjesë e një procesi të ri, katalizatorët e shtrenjtë dhe të tretshëm të metaleve janë zëvendësuar nga homologë të ngurtë më të lirë të përdorur gjerësisht në industrinë kimike, duke përfshirë natriumin në alumin dhe oksidin e tungstenit në silikon.
Plastika polietileni dhe polipropileni përbëjnë rreth dy të tretat e mbetjeve plastike në botë.
Rreth 80% përfundojnë në deponi, digjen ose thjesht hidhen në rrugë ku shpërbëhen në mikroplastikë dhe përfundimisht përfundojnë në lumenj dhe oqeane.
Për të reduktuar mbetjet, shkencëtarët kanë kërkuar mënyra për t'i kthyer poliolefinat në diçka më të vlefshme, siç janë monomerët që ndihmojnë në prodhimin e plastikës së re.
Prof. Hartuig vuri në dukje se ndërsa shumë studiues shpresojnë të ridizajnojnë plastikën nga e para për t'u ripërdorur lehtësisht, plastika e sotme e vështirë për t'u ricikluar do të jetë një problem për dekada.
“Dikush mund të argumentojë se ne duhet të heqim qafe të gjithë polietilenin dhe polipropilenin dhe të përdorim vetëm materiale të reja rrethore, por bota nuk do ta bëjë këtë për dekada”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments