RFGJ: HUSEIN AKURT (HÜSEYIN AKKURT) U DËNUA ME BURGIM TË PËRJETSHËM | U AKUZUA SE VRAU BOKSIERIN NGA KOSOVA BESAR NIMANI; MOTIVET E KRIMIT NUK PRANOI T’I DËFTENTE AS GJATË HETIMIT AS GJATË GJYKIMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 8
- 2 min read

Bielefeld, Republika Federale e Gjermanisë | Gjykata e Bielefeldit shpalli sot vendimin penal për dënimin me burgim të përjetshëm të:
1- Z. Husein Akurt (Hüseyin Akkurt).
Ai u akuzua se vrau me armë zjarri z. Besar Nimani (boksier shqiptar nga Kosova).
Akti kriminal ngjau më 9 mars të vitit 2024, në qytetin gjerman të Bielefeldit.
Ndaj viktimës u derdh një batare me plumba (rreth 16 plumba).
Aktin kriminal dorasi Akkurt e kreu në bashkëpunim me një tjetër subjekt kriminal që vijon të jetë në arrati, i quajtur Aiman Daud Kirit (Ayman Dawoud Kirit).
Gjatë shpalljes së vendimit penal, trupi gjykues theksoi se vrasja ishte planifikuar me kujdes. I pandehuri refuzoi të shpjegojë motivet e krimit gjatë gjithë procesit të hetimit paraprak dhe atij gjyqësor penal.
Pavarësisht heshtjes së tij, gjykata konstatoi se ekzistonin prova të mjaftueshme për ta dënuar me masën më të rëndë të dënimit penal.
Prokuroria dhe avokatët e familjes Nimani kishin kërkuar që në fillim dënimin maksimal për të akuzuarin.
Në fund të muajit shkurt, përpara Gjykatës së Bielefeldit u kryen të shtëna me armë zjarri, ku u plagosën katër veta - përfshirë edhe babai i të dënuarit.
Dyshohet se të shtënat ishin një akt hakmarrjeje.
Për këtë vepër janë arrestuar vëllai dhe motra e boksierit të ndjerë, z. Besar Nimani.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments