Nga z. Alessandro Lubello.
Romë, Itali | Shenja të ndryshme përforcojnë frikën se ekonomia globale mund të bjerë në një situatë të ngjashme me atë të viteve 1930, kur shpërthimi i proteksionizmit shkaktoi një krizë të thellë që hyri në histori si Depresioni i Madh.
Sipas agjencisë së lajmeve “Bloomberg”, një nga sinjalet më shqetësuese erdhi pikërisht në fillim të vitit të ri, më 3 janar 2025, kur Kina vendosi të zhvlerësojë monedhën e saj, juanin, kundrejt dollarit.
Lajmi sigurisht që nuk i pëlqeu presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Danlld Tramp (Donald Trump), i cili, ka akuzuar prej kohësh partnerët tregtarë për përdorimin e shkëmbimeve monetare dhe mjeteve të tjera për të favorizuar në mënyrë të padrejtë eksportuesit e tyre, duke u shkaktuar dëme të mëdha kompanive amerikane një breshëri tarifash importi.
“E gjithë kjo mund të shkaktojë një sërë reaksionesh zinxhirore të zhvlerësimeve dhe tarifave të mëtejshme, të cilat do ta kthenin botën pak a shumë prapa në nëntëdhjetë vjet më parë”, shpjegon agjencia e lajmeve Bloomberg.
Një studim nga ekonomistët Kris Miçnër (Mitchener), nga Universiteti Santa Clara, dhe nga z. Kirsten Wandschneider, nga Universiteti i Vjenës, vlerësoi se në vitet 1930, luftërat e monedhës shkaktuan tkurrjen e tregtisë globale me të paktën 18 përqind.
Në verën e vitit 1933, z. Franklin D. Roosevelt, i zgjedhur president i Shteteve të Bashkuara disa muaj më parë, vuri në praktikë politikën e tij të parë për Amerikën, duke hequr dorë nga një samit ekonomik global në Londër, sepse, po planifikonte një pushim me vela.
Gjatë asaj periudhe, më shumë se shtatëdhjetë vende zhvlerësuan monedhat e tyre, duke dëmtuar tregtinë globale, duke rritur kostot e produkteve dhe duke përkeqësuar tensionet tregtare.
Sipas z. Majkll Petis (Michael Pettis), një ekonomist amerikan që jep mësim në fondacionin Carnegie për paqen ndërkombëtare, është e vërtetë se vitet 1930 ishin një periudhë në të cilën proteksionizmi dhe kolapsi i tregtisë shkatërruan ekonominë globale dhe për këtë arsye është po aq e vërtetë që sot na ofrojnë një mësim të vlefshëm.
“Por është mirë ta tregosh historinë siç duhet”, thotë ai.
Është e gabuar, thekson z. Pettis, të mendosh se detyrimet dhe zhvlerësimet ishin shkaku i gjithçkaje, sepse në atë moment zgjidhja do të ishte tërheqja e masave.
Në realitet, luftërat monetare dhe proteksionizmi - në vitet 1930 si sot - janë pasojë e çekuilibrave të thella para-ekzistuese tregtare.
Sot këto disbalanca përfshijnë para së gjithash fuqitë kryesore ekonomike të planetit, Shtetet e Bashkuara dhe Kinën, të udhëhequr nga dy udhëheqës - Tramp dhe Shi Xhinping (Xi Jinping) - të cilët, për arsye të ndryshme kanë një vizion merkantilist të ekonomisë globale.
Nga njëra anë banori i Shtëpisë së Bardhë dëshiron të reduktojë deficitin tregtar të SHBA-së për të ringjallur industrinë kombëtare dhe vendet e saj të punës.
Nga ana tjetër, qeveria e Pekinit po përpiqet të kapërcejë problemet e ekonomisë kombëtare duke u fokusuar pothuajse ekskluzivisht në prodhimin industrial, i cili, përthithet në një masë të papërfillshme nga konsumi i brendshëm dhe kryesisht nga eksportet, një fakt që shkakton zemërim dhe frikë në pjesa tjetër e botës, veçanërisht në Perëndim.
Bazuar në të dhënat e qeverisë së Pekinit dhe qendrës holandeze të studimit Centraal Planbureau, z. Brad Setser dhe Michael Weilandt, ekonomistët amerikanë nga Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë, vlerësojnë se në vitin 2024 zgjerimi i prodhimit kinez rriti eksportet e vendit aziatik me 13%., një arritje marramendëse duke pasur parasysh se tregtia globale u rrit me 3% në të njëjtin hark kohor.
Në të njëjtën kohë, importet kineze u rritën me vetëm 2%. Eksportet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, megjithatë, u rritën në përputhje me trendin e tregtisë botërore.
Por, mbi të gjitha, këto dy tregje kanë ndihmuar në thithjen e mbiprodhimit kinez. Ekonomi të ndryshme në zhvillim janë gjithashtu në të njëjtën situatë, si Brazili apo Indonezia, të cilat, në fakt kanë filluar të vendosin detyrime për mallrat e prodhuara kineze.
Presidenti Shi Xhinping (Xi Jinping) vështirë se do të përpiqet t'i zgjidhë këto disbalanca duke inkurajuar konsumin e brendshëm.
Siç shpjegon z. Lingling Uei (Wei), korrespondenti kryesor i Kinës për Wall Street Journal, udhëheqësit e Pekinit janë të bindur se forcimi i mëtejshëm i fuqisë industriale të vendit është mënyra më e mirë për të kapërcyer Shtetet e Bashkuara të Amerikës në udhëheqjen e ekonomisë botërore dhe në të njëjtën kohë për të lënë pas brendësinë serioze të problemeve ekonomike.
Vitet e kredive të paqëndrueshme kanë nxitur një flluskë të frikshme të pasurive të paluajtshme dhe një seri mbresëlënëse investimesh në vepra infrastrukturore që askujt nuk i nevojiteshin.
Kjo është arsyeja pse sot vendi po përballet me deflacionin, me autoritetet lokale të zhytura në borxhe, rritje anemike dhe investitorë dhe kompani perëndimorë që po ikin.
Ideja e nxitjes së konsumit nuk pëlqehet nga Partia Komuniste, e cila, ka frikë të humbasë kontrollin mbi shoqërinë.
Dhe ata që mbështesin disa teza përfundojnë në listën e ndalimit, siç ndodhi me ekonomistin Gao Shanwen.
Presidenti Shi Xhinping (Xi Jinping) urdhëroi që ai të vihej në linjë pasi Gao vuri në dyshim besueshmërinë e të dhënave të komunikuara nga Pekini dhe të politikës ekonomike të qeverisë.
Që atëherë, ekonomisti nuk ka qenë më në gjendje të flasë në publik.
Ndërkohë, një studim i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Industrial raporton se në vitin 2000 Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj në Azi, Evropë dhe Amerikën Latine dominonin prodhimin industrial botëror, duke lënë Kinën me vetëm 6%.
Sot, megjithatë, pritet që vendi aziatik të arrijë në 45%, një nivel që ka vetëm dy precedentë në histori.
Mbretëria e Bashkuar në fillim të revolucionit industrial dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas Luftës së Dytë Botërore.
Për të shmangur këtë perspektivë, presidenti i zgjedhur Tramp (Trump) është gati të vendosë një breshëri tarifash, të cilat, në realitet mund të godasin kundërshtarët dhe miqtë njësoj.
Sipas gazetës amerikane Washington Post, presidenti i zgjedhur Tramp (Trump) dhe ndihmësit e tij po punojnë për një sërë tarifash universale, domethënë për të gjitha vendet që eksportojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por vetëm në disa sektorë që konsiderohen strategjikë dhe përndryshe të rëndësishëm për sigurinë kombëtare.
Në këtë drejtim, ata po shqyrtojnë idenë e përdorimit të Aktit Ndërkombëtar të Kompetencave të Emergjencës Ekonomike, një ligj i vitit 1977, që autorizon Shtëpinë e Bardhë të menaxhojë në mënyrë të njëanshme importet duke shpallur një emergjencë kombëtare.
Qëllimi është kthimi i industrisë së prodhimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por vetë këshilltarët e presidentit të zgjedhur Tramp (Trump) - shton gazeta - janë të vetëdijshëm se masa të ngjashme mund të shkaktojnë raprezalje në pjesën tjetër të botës - veçanërisht nga partnerët historikë si Bashkimi Evropian, Kanadaja, Japonia apo Meksika - dhe në të njëjtën kohë rrisin çmimet për konsumatorët dhe bizneset amerikane.
Lufta kundër interesave të Kinës po e shtyn presidentin e zgjedhur Tramp (Trump) të bëjë deklarata të paprecedenta.
Për shembull, kur ai shprehu nevojën për të zënë pika strategjike për rrugët oqeanike si Grenlanda (e cila është gjithashtu e pasur me lëndë të para) dhe Panamaja ose ajo e bërjes së Kanadasë një shtet të ri me yje dhe vija.
Nga ana e saj, Kina ka filluar të zbatojë forma të ndryshme hakmarrjeje kundër vendeve perëndimore.
Por në realitet konflikti i hapur nuk është i dobishëm për askënd.
Siç shpjegon z. Majkll Petis (Michael Pettis) në një artikull të shkruar për të përmuajshmen Forin Ëfeërs (Foreign Affairs), në vitet 1930 Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin në shumë mënyra në situatën e Kinës sot, domethënë ishin një fuqi prodhuese që kishte një suficit të madh tregtar; sot, megjithatë, ata konsumojnë shumë më tepër sesa prodhojnë.
Ndërsa më shumë se nëntëdhjetë vjet më parë akti tarifor Smoot-Hawley, ligji i vitit 1930, që futi taksa për rreth njëzet mijë produkte, dëmtoi tregtinë e SHBA-së, sot një tepricë e detyrimeve dhe hakmarrjet nga Pekini do të dëmtonin ndjeshëm ekonominë kineze, të paktën për aq kohë sa ajo vazhdon të jetë e përqendruar në shitjen e mallrave drejt vendeve perëndimore.
Në fund të fundit, si presidenti i zgjedhur Tramp (Trump) ashtu edhe presidenti kinez Shi Xhinping (Xi Jinping) duhet të përdorin mjetet në dispozicion për të shtyrë palën kundërshtare për të arritur një marrëveshje.
Siç ka shkruar historiani Nial Ferguson, presidenti i zgjedhur Tramp (Trump) duhet të ndjekë shembullin e ish-presidentit Ronald Regan, i cili, në vitet 1980 ushtroi presion të fortë ndaj Bashkimit Sovjetik për ta shtyrë Moskën të bënte hapa të mëdhenj.
Një qëndrim i ngjashëm sot mund të parandalojë ekonominë globale nga një fatkeqësi si ajo e viteve 1930.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments