top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ROJA I PARKINGUT NË MUZEUN E HEROIT GJERGJ KASTRIOTI (SKËNDERBEUT) NË KRUJË BUJAR DEDJA U MOR ZVARRË ME MAKINË NGA DISA TURISTË TURQ QË NUK DONIN TË PAGUANIN TARIFËN E PARKIMIT | GJENDET NË SPITAL.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 11 hours ago
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:

1- Z. Bujard Dedja, roje parkingu në Muzeun e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) në Krujë u aksidentua me dashje nga një automjet.

 

Dyshohet se disa turistë turq kanë tentuar të largohen pa paguar për shërbimin e parkimit.

 

Por nuk janë lejuar nga roja Dedja, i cili, ka hipur mbi kapakun e motorit të automjetit.

 

Drejtuesi i automjetit nuk ka ndaluar por i ka dhënë gaz automjeteit duke e aksidentuar z. Dedja, i cili, gjendet në spital në kushte të rënda shëndetësore.

 

Një automjet me targa të huaja u ndalua nga strukturat vendore të Policisë së Shtetit në Fushë-Krujë, brenda të cilit, ndodheshin disa turistë me shtetësi turke.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page