ROMË: BISEDIMET MES SHBA-ës DHE IRANIT NË ROMË TË NDËRMJETËSUARA NGA SULLTANATI I OMANIT PËRFUNDUAN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 9 hours ago
- 1 min read

Teheran, Iran | Ka përfunduar raundi i dytë i bisedimeve mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara në Romë.
Këtë e raportoi TV shtetëror iranian.
Sipas agjencisë gjysmëzyrtare “Tasnim”, duke cituar burime të informuara, klima mbizotëruese në negociatat midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara ishte konstruktive.
Raundi tjetër i bisedimeve bërthamore ShBA-ës - Iran pritet të zhvillohet në ditët në vijim.
Kështu ka shkruar agjencia iraniane e lajmeve “ISNA”, duke raportuar gjithashtu përfundimin e raundit të dytë të bisedimeve në Romë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments