ROMË: MBI DYQIND MIJË NJERËZ PRITEN PËR FUNERALIN E PAPËS | PRITET ARDHJA E QINDRA DELEGACIONEVE ZYRTARE TË HUAJA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 22
- 1 min read

Romë, Itali | Më shumë se dyqind mijë njerëz priten në Shën Pjetrin të shtunën në mëngjes për varrimin e Papa Françeskut.
Ky është vlerësimi që doli gjatë Komitetit për Rendin dhe Sigurinë Publike të kryesuar nga ministri italian i Brendshëm Matteo Piantedosi, i cili, u mbajt në Prefekturën e Romës.
Pritet edhe ardhja e qindra delegacioneve qevritare të huaja.
Shumica e autoriteteve pritet të mbërrijnë në Romë të shtunën dhe do të largohen më vonë, ndërsa presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) pritet të mbërrijë në qytet të premten.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments