top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ROMË: NË AMBASADËN E SULLTANATIT TË OMANIT MBAHEN BISEDIME MES SHBA-ës DHE IRANIT PËR ÇËSHTJEN BËRTHAMORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 10 hours ago
  • 1 min read
Para fillimit të takimit, ministri i Jashtëm Antonio Tajani u takua me homologun e tij iranian Aragçi (Araghchi).
Para fillimit të takimit, ministri i Jashtëm Antonio Tajani u takua me homologun e tij iranian Aragçi (Araghchi).

Romë, Itali | Bisedimet bërthamore midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara filluan në Romë rreth orës 11:30 të mëngjesit të sotëm me ndërmjetësimin e Omanit”, njoftoi televizioni shtetëror iranian.

 

Intervistat zhvillohen në ambasadën e Omanit.

 

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Aragçi (Araghchi) dhe i dërguari i ShBA-ës për Lindjen e Mesme Stiv Uitkof (Steve Witkoff) nisën bisedimet në Oman të shtunën mbi programin bërthamor të Iranit, një burim tensioni midis Iranit dhe vendeve perëndimore.

 

Irani ka treguar gjithmonë, me mirëbesim dhe ndjenjë përgjegjësie, përkushtimin e tij ndaj diplomacisë si një mjet civil për zgjidhjen e problemeve, në respekt të plotë të interesave të larta të kombit iranian”, shkroi sot në rrjetin social virtual Iks (X), zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei.

 

Ne jemi të vetëdijshëm se kjo nuk është një rrugë e lehtë, por ne po i afrohemi çdo hapi me sy hapur, bazuar edhe në përvojat e kaluara”, shtoi ai, duke kujtuar se sot, në qytetin historik të Romës, do të mbahet raundi i dytë i bisedimeve indirekte midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, me ndërmjetësimin e ministrit të Jashtëm të Omanit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Opmerkingen

Beoordeeld met 0 uit 5 sterren.
Nog geen beoordelingen

Voeg een beoordeling toe
bottom of page