top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ROMË: STUDENTJA E FAKULTETIT TË STATISTIKAVE NË UNIVERSITETIN “LA SAPIENZA” ILARIA SULA KA HUMBUR KONTAKTET | KONSIDEROHET E ZHDUKUR PREJ DISA DITËSH.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 2
  • 2 min read

Updated: Apr 2

Romë, Itali | Prej një jave nuk ka asnjë lajm për studenten Ilaria Sula, me moshë 22 vjeçe.

 

Ajo studion në Fakultetin e Statistikave në Universitetin “La Sapienza”.

 

Kumtohet se ajo u zhduk më 25 mars të vitit 2025 nga zona e Furio Kamilos (Furio Camillo) ku jetonte në një apartament që ndante me disa shoqe.

 

Ajo u largua nga shtëpia në orën 21:30 të së martës, më 25 mars, pa thënë lamtumirë. Ajo nuk i tha askujt se ku po shkonte, ajo nuk tha lamtumirë, por kishte ndodhur edhe herë të tjera në të kaluarën që ajo të mos thoshte lamtumirë. Ne nuk pamë asgjë të çuditshme për këtë. Por që atëherë nuk e kam parë apo dëgjuar më prej saj”, deklaroi një nga shoqet e saj.

 

Pasi u largua ajo shkëmbeu disa mesazhe në platformën “Whatsapp” me shoqet e dhomës, mesazhet të cilat po hetohen nga autoritetet italiane.

 

Më pas duke nisur nga e shtuna e datës 29 mars të vitit 2025 ajo nuk i përgjigjej më askujt dhe kështu shoqet e dhomës njoftuan familjen e saj dhe kryen denoncim te autoritetet vendore.

 

Ilaria është një vajzë e qetë, shumë studioze, pasditet i kalonte duke studiuar në kuzhinë, herë pas here shkonte në palestër për t’u çlodhur. Nuk kishte ndonjë pasion tjetër të veçantë”, deklaroi një shoqe e saj.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Lajm në përditësim - (2 prill 2025). 👇👇👇


STUDENTJA SHQIPTARE ILARIA SULA U GJET E VDEKUR | NË KËRKIM POLICOR U SHPALL NJË FILIPINAS ME TË CILIN DYSHOHET SE KISHTE LIDHJE SENTIMENTALE.

Romë, Itali | Është gjetur e vdekur znjsh. Ilaria Sula, 22-vjeçarja shqiptare e zhdukur më 25 mars në Romë.

 

Trupi i saj u gjet në një zonë të pyllëzuar, në fund të një përroske, pranë komunës së Polit, brenda një valixheje.

 

Hetimi penal lidhet me vrasje.

 

Hetimet e hetuesve të Policisë italiane të Shtetit të Skuadrës Fluturuese të Romës dhe komisariatit të policisë së Shën Lorencit (San Lorenzo), mesa duket janë fokusuar në një lidhje të dyshuar sentimentale, që ka përfunduar së fundmi, me një djalë me origjinë filipinase.


Hetimi mori një kthesë dramatike gjatë natës kur hetuesit e policisë mbërritën në banesën e filipinasit në rrugën Homs (via Homs), në lagjen afrikane, ku në mëngjes policia mjeko-ligjore kreu një inspektim.

 

I njëjti i ri, me të cilin, viktima shkruante prej kohësh mesazhe në mbrëmjen e zhdukjes së saj, u identifikua nga policia dhe u dërgua në komisariat për t'u marrë në pyetje.

 

Ai pritet të arrestohet së shpejti.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page