ROMË: U ARRESTUA NORS MAN LAPAZ; AJO ËSHTË NËNA E VRASËSIT FILIPINEZ MARK ENTËNI (ANTONY) SAMSON I CILI VRAU ILARIA SULËN; KUFOMËN E SË CILËS E FUTI NË VALIXHE DHE E HODHI NË PËRRUA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 8
- 1 min read

Romë, Itali| Autoritetet italiane të hetimit penal arrestuan:
1- Znj. Nors Man Lapaz.
Ajo është nëna e vrasësit filipinez Mark Entëni (Antony) Samson, i cili, vrau znjsh. Ilaria Sula, me të cilën, kishte një raport sentimental.
Ajo akuzohet se bashkëpunoi në fshehjen e kufomës së Ilarisë, e cila, u fut në një valixhe dhe u hodh në një përrua.
Ajo pranoi se kishte ndihmuar djalin e saj 23-vjeçar që të pastronte shtëpinë dhe të fshinte gjurmët e gjithë atij gjaku duke pranuar se kishte luajtur një rol aktiv pas krimit.
Ajo gjendej në shtëpi kur djali i saj e qëlloi 3 herë me thikë viktimën.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit





Comments