RRETH 50 KOLONË IZRAELITË SHKUAN NË FSHATIN DUMA (DOUMA) DHE U VUNË FLAKËN SHTËPIVE TË PALESTINEZËVE NË BREGUN PERËNDIMOR; PËRLESHJE MES PALËVE; NDËRHYRI USHTRIA PËR TË SHUAR KONFLIKTIN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 1
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Një grup prej rreth 50 kolonësh izraelitë hynë mbrëmjen e sotme në fshatin palestinez Duma në Bregun Perëndimor, duke i vënë flakën pronave dhe duke sulmuar banorët.
IDF-ja duhej të ndërhynte për të shuar një përplasje të dhunshme midis izraelitëve dhe palestinezëve.
Kështu raporton enti mediatik izraelit Kohërat e Izraelit (Times of Israel).
Uashtria e Izraelit (IDF) thotë se ka marrë raporte se dhjetëra izraelitë hynë në Duma (Douma) dhe u vunë flakën pronave.
Më pas, një përleshje e dhunshme u zhvillua midis civilëve izraelitë dhe palestinezë në zonë me raportime për disa palestinezë të plagosur në incident derisa ushtria izraelite mbërriti në vendin e ngjarjes.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments