top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRJETI I LIDHUR ME HAMASIN NË EUROPË (KPE) DËSHTOI TË MASHTROJË SUEDEZËT ME PROPAGANDË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 21, 2023
  • 3 min read

Amin Abu Rashid (djathtas) me liderin e Hamasit Ismail Haniyeh. Nga z. Anders Bjerkhoel. Tel Aviv, Izrael | Më 27 maj 2023, Konferenca vjetore e Palestinezëve Evropianë (KPE) u zhvillua në Malmo, në Suedi, qëllimi i vetëm i së cilës ishte demonizimi i padrejtë i Shtetit të Izraelit. Pjesëmarrja, megjithatë, ishte më pak se sa pritej pasi KPE pasi përhapi lajmet për lidhjet e konferencës me organizatën terrorriste Hamas të cilësuar të tillë nga Bashkimi Europian duke bërë që disa parlamentarë suedezë të tërhiqnin me shpejtësi pjesëmarrjen me të drejtë, duke qenë hezitues për të dëmtuar reputacionin e tyre, duke ndarë një skenë me individë të lidhur me botën e terrorrit. Pas viteve të përhapjes së rastësishme të propagandës së ngarkuar nga Hamasi në të gjithë Evropën, ndoshta më në fund, rreziku që paraqet KPE do të merret seriozisht. Por që kjo të ndodhë, e vërteta për KPE duhet të ekspozohet. Aspekti më shqetësues i KPE është se presidenti i saj, Amin Abou Rashed, një ish-anëtar i Fondacionit Al-Aqsa në Hollandë, një rrjet i Hamasit i udhëhequr nga udhëheqësi shpirtëror i Vëllazërisë Myslimane, Jusuf Qardavi, para vdekjes së tij. Fondacioni u caktua nga Departamenti Amerikan i Thesarit si pjesë e një koalicioni të organizatave që mbledhin fonde në emër të Hamasit. Ndoshta nuk është çudi që Abou Rashed është fotografuar vazhdimisht duke përqafuar liderin e Hamasit Ismail Haniyeh në ngjarjet e Hamasit. Për këtë dhe arsye të tjera, Ministria e Mbrojtjes e Izraelit përcaktoi Abu Rashedin si terrorist, në vitin 2013. Ministria caktoi gjithashtu Sekretarin e Përgjithshëm të KPE, Dr. Mazen Kahel, si terrorist për shkak të përkatësisë së tij në Hamas. Çështjet e KPE shtrihen edhe në grupet që e përbëjnë atë. Që nga konferenca e saj e parë vjetore në 2003, KPE është organizuar në mënyrë të përsëritur nga Qendra e Këthimit të Palestinës, me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, një avokate e vendosur e të ashtuquajturës “e drejta e kthimit palestineze”, e cila, do të çonte në mënyrë efektive në shpërbërjen e Izraelit, si shtet hebre. Zaher Birawi, ish-kreu i Qendrës, u caktua nga Izraeli si terrorrit, për përfshirjen e tij me Hamasin, siç ishte ish-drejtori i përgjithshëm i saj, Majed Khalil Musa Al Zeer. Në vitin 2010, KPE u nxorr jashtë ligjit nga Izraeli e akuzuar si një krah organizativ dhe koordinues i Hamasit në Evropë. Natyrisht që edhe vetë përmbajtja e konferencave është jashtëzakonisht problematike. Folësit e ftuar kanë përfshirë udhëheqësin e Hamasit Ismail Haniyeh, Hassan Khreisheh, një parlamentar i raportuar i Hamasit, dhe Basem Naim, i cili është referuar si kreu i Departamentit të Marrëdhënieve Politike dhe të Jashtme të Hamasit. Pavarësisht lidhjeve të shumta midis Hamasit dhe KPE, politikanët evropianë pothuajse gjithmonë do të flisnin në konferencën vjetore me pak kundërshtime. Kjo ka të ngjarë për shkak të imazhit të rremë të KPE si një organizatë “humanitare” që lufton për të drejtat e njeriut, një taktikë e zakonshme kjo, e përdorur nga grupet që synojnë të fshehin lidhjet e tyre me subjektet ilegale. Megjithatë, këtë herë, dënimi i përhapur i konferencës ishte aq i ashpër, sa që KPE dhe Abu Rashed, duhej të mbanin një konferencë shtypi një javë pas ngjarjes, duke u përpjekur të nxisnin evropianët dhe të pretendonin se ajo nuk kishte ndonjë lidhje me Hamasin. Ishte hera e parë që KPE mbajti ndonjëherë një konferencë shtypi në lidhje me aktivitetet e saj problematike, dhe lidhjen me grupin terrorist palestinez, duke kërcënuar furishëm këdo që do të guxonte të shfaqte lidhjet e saj me Hamasin. Duket se Konferenca e Palestinezëve Europianë (KPE) më në fund po ndjen shtyrjen ndaj veprimeve të tyre. Tani që çështja e aktivitetit të lidhur me Hamasin në Evropë më në fund ka dalë në sipërfaqe, është koha që autoritetet evropiane të shikojnë më tej KPE, dhe të ekspozojnë lidhjet e saj me Hamasin, dhe njëkohësisht të ndalojnë që ngjarja të ndodhë më në tokën evropiane. Megjithatë, edhe më urgjente është që Bashkimi Europian të fillojë të marrë seriozisht rrezikun e një rrjeti organizatash të lidhura me Hamasin, si KPE, dhe Komitetet e Rezistencës Popullore (KRP). Së paku, politikanët evropianë duhet t'i kushtojnë vëmendje shembujve të lavdërueshëm që u dhanë nga parlamentarët suedezë që u tërhoqën nga ngjarja e Malmos, dhe të refuzojnë me forcë, çdo marrëdhënie me këto organizata të lidhura me terrorin. Anders Bjerkhoel është CEO i MIFF Suedi. MIFF (Me Izraelin për Paqe) është një organizatë jopartiake, jofetare pro-izraelite, aktive në Norvegji, Danimarkë, Suedi dhe Islandë. Ky op-ed është botuar në partneritet me një koalicion organizatash që luftojnë antisemitizmin në mbarë botën. Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page