top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

RRJETI SOCIAL VIRTUAL IKS (X) EMËROI PËRFAQËSUESIN E TIJ LIGJOR NË BRAZIL | NDALIMI I IKSIT (X) MUND TË HIQET SË SHPEJTI.

Brasilia, Brazil | Rrjeti social virtual Iks (X) së shpejti mund të fillojë sërish punën në Brazil.

 

Kompania e z. Illn Mask (Elon Musk) njoftoi se ka emëruar avokaten Rashel (Rachel) de Oliveira Villa Nova si përfaqësuese ligjore në vendin e Amerikës Latine.

 

Nominimi u regjistrua në orën 20:30 me orën lokale, në Gjykatën Supreme të Brazilit (STF).

 

Avokatja Villa Nova ishte tashmë përfaqësuese ligjore.

 

Megjithatë, për të rifilluar aktivitetet në vend, Iksi (X) duhet të paguajë një gjobë dhe Gjykata e Lartë duhet të sigurojë që të gjitha profilet janë bllokuar.

 

Disa orë më parë, Proton, një kompani që shet shërbime VPN që mbrojnë lidhjen e internetit dhe privatësinë në internet, kishte njoftuar në një deklaratë se po i ofronte ato falas në Brazil në funksion të zgjedhjeve lokale të 6 tetorit 2024 për të garantuar të gjithë qasje të lirë në informacion dhe për të parandaluar çdo përpjekje për ndërhyrje ose fushatë dezinformuese.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

ความคิดเห็น

ได้รับ 0 เต็ม 5 ดาว
ยังไม่มีการให้คะแนน

ให้คะแนน
bottom of page