RRJETI SOCIAL VIRTUAL IKS (X) KUNDËRSHTOI NË GJYKATËN KUSHTETUESE TURKE KËRKESËN E QEVERISË SË PRESIDENTIT ERDOGAN PËR TË BLLOKUAR MBI 120 LLOGARI TË FIGURAVE PUBLIKE QË KRITIKOJNË QEVERINË E TIJ.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 26
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Rrjeti social virtual Iks (X) i z. Illn Mask (Elon Musk) ka sfiduar një kërkesë nga Turqia për të bllokuar më shumë se 120 llogari, duke përfshirë një gazetë kritike ndaj qeverisë, mes protestave për arrestimin e z. Ekrem Imamoglu, kryebashkiakut të pezulluar të Stambollit, pasi u burgos për korrupsion.
“Dje, ne depozituam një ankesë individuale në Gjykatën Kushtetuese të Turqisë për të kundërshtuar një urdhër të Autoritetit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Turqisë për bllokimin e 126 llogarive”, tha ekipi i komunikimit i rrjetit social virtual Iks (X), pasi rrjeti social u akuzua për pezullimin e llogarive të opozitës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments