RROGOZHINË: TIFOZI VULLNET GJUZI RA NGA TRIBUNA BALLORE NË PISTËN E STADIUMIT | U DËRGUA NË SPITAL ME AUTOAMBULANCË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 7
- 1 min read

Rrogozhinë, Shqipëri | Ndeshja e topakëmbasit mes Egnatias dhe Elbasanit që po zhvillohej në stadiumin e Rrogozhinës u ndërpre në minutën e 78-të të saj pas një incidenti që përfshiu një tifoz të skuadrës vendase.
Tifozi Vullnet Gjuzi ra nga tribuna ballore në pistën e stadiumit.
Bakajoko i Egnatias ishte i pari që sinjalizoi për mjekët të shkonin me shpejtësi me më pas edhe lojtarë e tjerë të cilët kërkuan menjëherë afrimin e ambulancës.
Ndeshja u ndërpre për disa minuta, sa u bë shoqërimi me ambulancë i tifozit në spital dhe u dha informacioni se situata e tij ishte normalizuar.
Gjithashtu, pritej kthimi i ambulancës, pasi nuk mund të vijonte loja pa praninë e saj.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments