RRUGA “ANKARA”; PRIZREN | U ARRESTUAN ARDIT KRASNIQI DHE ARSIM ELSHANI; SHTINË ME ARMË ZJARRI NATËN E VITIT TË RI; AKUZOHEN PËR 2 VEPRA PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 3 days ago
- 1 min read

Rruga “Ankara”, Prizren, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Ardit Krasniqi.
2- Z. Arsim Elshani.
Ata akuzohen se shtinë me armë zjarri natën e ndërrimit të viteve nga një automjet në rrugën “Ankara”.
Autoritetet vendore të hetimit penal ndaj tyre kryen një sërë veprimesh proceduriale penale me anë të cilave bënë të mundur gjetjen e armës së zjarrit të cilën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal.
Ndaj tyre janë ngritur akuza penale të parashikuara si:
1- “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
2- “Mbajtje e paautorizuar e armës”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント