RRUGA “DËSHMORËT E KOMBIT”; PEJË | U ARRESTUAN AHMET KRASNIQI DHE ENIS HUSAJ: AKUZOHEN PËR 3 VEPRA PENALE (AKUZOHEN SE KANOSËN ME ARMË ZJARRI DHE DHUNUAN NJË BIZNISMEN TE LOKALET E VILAVE “UKAJ”).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 11
- 1 min read

Rruga “Dëshmorët e Kombit”, Pejë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Ahmet Krasniqi.
2- Z. Enis Husaj.
Ata akuzohen se kanosën me armë zjarri dhe dhunuan fizikisht pronarin e një biznesi në lokalet e vilave “Ukaj”.
“Del se pa të vra s’kemi me lan”, i thanë ata viktimës.
Zyrtarisht ata akuzohen për shkelje penale të parashikuara si:
1- “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
2- “Sulmi”.
3- “Kanosja”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント